Ti shkove i qetë, i heshtur, fjalëpakë,
Ti shkove por mbete për shokët n’ merak.
Ti shkove t ’strehosh fëmijët prej shtëpisë,
Ti shkove ballë-lartë, me hap drejt lirisë.
Ti shkove i brengosur ç’u bë me shokë,
Ti shkove i brengosur ç’u bë me fëmijë.
Ti shkove në përmendore, në përjetësi,
Ti shkove dhe solle për neve liri.