Të kam kërkuar me mijëra vjet
Prej që ka lindur bota ime e shtrënjtë
U mundova të të gjej hënës se plotë
As në të sosur nuk ishe askund
Dhe ja erdhe tek unë edhe pse pranverë e vonuar
Ku do të çelën lulet përsëri
Fshehur rrinim diku unë e ti pranverë
Nëpër valët që përmbysnin çdo varg timin
Edhe në pikturën e Mona Lizës isha vet ajo
Siç më ishte fryme ime që e ndaja me poezinë
Kam për të thënë shumë pranverë
Pasi më erdhe në trëndafilat e kopshtit tim
Tani aty më vijnë pulëbardhat e mëngjëseve
Do shuajmë etjen tënde pranverë e dashur
Më solle dritën e diellit që më ngroh në shpirt
M`i e lulëzove pemët që ka vite ishinë tharë
Më përqafove me ato buzët e tua plot etje
Me ç`dashuri pikture m`u riktheve prap pranverë.