Dialog: Në mes Shkozës dhe Lisit

Kultura

Dialog: Në mes Shkozës dhe Lisit

Nga: Adem Bytyçi Më: 12 maj 2022 Në ora: 15:23
Adem Bytyçi

SHKOZA: U ktheva me vonesë...

Isha hije e tretur në mendime...

Dyshonte edhe pjella e ime se isha unë!

Shpirtin ma përshkonte një tronditje e tmerrshme!

Nëpër kokë më vërtiteshin gjithëfarë mendimesh...

Më njohu vetëm qeni, të cilin e kisha lënë shume të vogël!

Edhe ai me shikonte me pikëllim...

Po sa më pa filloi të më lehte: Ham,ham, nuk e dija nga gëzimi? A po urrejtja...

E kisha lënë gjatë vetëm, nën krismën e pushkëve të armikut...

LISI: Fisi dhe Toka kanë ndryshuar edhe më shumë sa që ti mendoje me Shtatoren e Adem Jasharit, Flakadanit të Lirisë, që me flaken e rrezeve të shikimit treti njehere e përgjithmonë kryqin e ndryshkur të ndëshkimit në Token dhe Qiellin e Kosovës Martire...

SHKOZA: Ah, medet, tani është vonë të jetoj e çliruar nga ankthi i pendimit për Token dhe Fisin, të cilëve ua ktheva shpinën në kohen kur ju duhesha më së tepërmi...

LISI: Si e tillë, nuk i përket kësaj Toke, e as që mund te jesh bijë e këtij Fisi...Arrite me vonesë pasi përfundoi gjithë ajo plojë e përgjakshme mbi Fisin tënd, prandaj Toka nuk të duron të ecish mbi të dhe as Fisi nuk pranon qoftë edhe një ngushëllim të vetëm prej teje, kështu që, e vetmja rrugë për ty mbetet të kthehesh atje nga erdhe njëherë e përgjithmonë!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat