Zemra jote
Më duhet për zemër
Emri yt
Më duhet për emër
Dashuria jote
Më duhet për dashuri
Syri yt
Më duhet për sy
Buza jote
Më duhet për buzë
Kujtimi yt
Më duhet për muzë
Puthja jote
Më duhet për puthje
Vuajtja jote
Më duhet për vuajtje
Përqafimi yt
Më duhet për përqafim
Ngushëllimi yt
Më duhet për ngushëllim
Shpresa jote
Më duhet për shpresë
Thërras emrin tënd:
-Arbesa! Arbesë!...