Poetët janë produkt i kohës dhe shoqërisë në të cilën jetojnë. Krijimtaria e tyre e merr vrullin pikërish aty, në rrethanat ku ai nis të hedhë hapat e para, aty ku dëgjon ninullat, aty ku për herë të parë shqipto fjalën nënë, babë, shok. Poeti është në qendër të vëmendjes së shoqërisë që e rrethon. Ai i nënshtrohet gjykimit të miqëve dhe të lexuesve të tij, të cilët, nëpërmes poezive të tij, zbulojnë botën e tij të brendëshme, gjë, të cilën, tek njerëzit tjerë dhe mund të mos ndodhë. Sa do ta njihnin Adem Zaplluzhën, nëse ai nuk do të kishte ndezur plot 200 llampa në kopshtin e dashurisë? Sa do të njihnin botën e tij shpirtërore vetëm duke e njohur nga pamja e jashtme? Sigurisht pak, shumë pak. Do të njihnin, një burrë të pashëm, elokuent në rrëfimet e tij, pak rebel një burrë i pashëm e tj, por nuk do të dinin çfarë ka në shpirtin e tij, nuk do të mund të njihnin, universin e tij shpirtëror. Vetëm duke lexuar me kujdes opusin e tij të pafund poetik bëhet e mundur të njihet bota e poetit Adem Zapllzha.
Kjo ka bërë që ai, në përmes marrëdhënieve emocionale që na ka përcjellë me anën e këtyre llampave, emri dhe vepra e tij të bëhen të njohura dhe të dashur për miliona shqiptar të kudo ndodhur në të gjithë botën. Aroma e këndëshme e atdheut, që përcillet në këto vepra, të tjerrura me shumë kujdes në boshtin e zemrës së tij të madhe, është shpërndarë dhe ka mbushur shpirtin e lexuesve të shumtë të tij. Ja pra kësisoj nëpërmes veprave,poetët zbulojnë anën e tyre të brendëshme, të poetit dhe krijohet një lidhje shumë e fuqishme poet lexues. Kjo lidhje është më e fortë se çdo lidhje tjetër bazuar vetëm në njohjen e jashtme. Poeti nëpërmes fjalëve të tij depërton thellë në shpirtin e lexuesit. Ky i fundit, shpesh këto fjalë i ruan si gjëra të shenjta në shpirtin e tij. Duke lexuar,këtë poet të madh, edhe ata që nuk kanë patur fatin ta njohin fizikisht, kuptojnë se madhështia e shpirtit të tij atdhedashës, endet nëpër të njëjtën lulishte, nëpër të njëjtat rrugë, nëpër të njëjtat shkrepa që endet shpirti i tyre. Kështu, tirret në boshtin e zemrës së çdonjërit dashuria për atdheun ngjashëm me të poetit.
Kush ka mundur të hyjë në botën e brendëshme të poetit, nëpërmes derës së hapur të poezisë së tij, ka mundur të zbuloi çfarë universi gjendet tek bota e tij e brendëshme, tek ajo botë, e cila më së miri, paraqet shpirtin e poetit. Ja çfarë thotë ai tek një poezi marrë nga vëllimi i tij i dyqintë
"Atë ditë e sot
Kurrë më s’ pushuan vajet
Qajnë kërthinjtë
Me trishtim dënesin nënat
Kurse molla e kuqe
Si nuset e mira i përkund djepat "
Në këtë poezi, ai na fut në botën e tij, botë, e cila është plagosur rëndë nga koha. Nuk dihet kur nisi për së pari, cila qe ajo ditë e zezë, që vajtimet filluan në këto troje, por një gjë dihet se dikur, në shekujt e largët, këtu erdhën si endacakë dhe u ulën në kufinjt e arbërit, duke u kthyer herë në bisha bisht zgërlaqura dhe herë si shtriga në errësirë, por gjithësesei, duke sjellë gjëmë tek Arbrit ata që çdo ditë ndjellin zi, dhe në ditët e sotme. "Atë ditë e sot/ qajnë kërthinjt" pra poeti udhëton gjatë në kohë udhëton në gjithë hapësirën dhe ngado kalon shikon se vaji i filluar në kohën kur zbritën endacakët vazhdon. Kjo dhimbje në shpirtin e popullit është dhimbje dhe në shpirtin e poetit, i cili nuk mund të jetë tjetër vetëm se një pjesë e zemrës së atdheut, dhe në rastin tonë, poeti Zaplluzha ishte pjesa më elitare e dashurisë së atdheut. Duke lexuar këtë poezi thjesht si në tejqyrë, mund të shikojmë shpirtin atdhedashës të poetit, mund të shikojmë sa vuan ai për vendin dhe popullin e tij, të cilit nuk ju hoqën vuajtjet. Ja si thotë më poshtë në një tjetër poezi
"Ecin duke mos ditur cakun
Prej një këndi
Deri te këndi tjetër i qytetit
Bredhin si zogjtë e mjerimit
Këta njerëz e këto fantazma"
-Ecin duke mos ditur cakun/ këta njerëz e këto fantazma -
Duke mos ditur cakun…Kaq i pakufishëm është mjerimi, kaq e madhe është vuajtja e cila ka përfshirë krejt qytetin, qytetet, krejt vendin. Njerëzit e dërrmuar nga kjo dhimbje, ecin si zogj të frikësuar nga njëri skaj në tjetrin skaj të qytetit, të kombit, ecin për të gjetur një vend ku të mbrohen, për dhimbja, skamja dhe mjerimi, e mbi të gjitha pasiguria, frika, të cilat kanë pllakosur kudo, nuk u lënë shteg kalimi. Bashkë me këta njerëz me të njëjtat dhimbje dhe poezive,në duket se i bie pash e më pash qytetit për të gjetur një dritë me të cilën të çajë errësirën e thellë që ka pllakosur gjithë qytetin dhe bashkë me të gjithë universin e poetit. E poeti me një pishë në dorë vazhdo të kërkojë rrugëkslim. Ai do të gjejë një tunel ku t'u thotë njerëzve nga të drejtohen, për të mos mbetur në shpellat e mykura të historisë.Cili lexues nuk do të zhytej në një errësirë të thellë të botës së tij shpirtërore, nuk do të ndjehej në të njëjtën situatë si ai, kur lexon vargjet e mëposhtëme?Poeti në një çast duket se i humb shpresat kur thotë: Asnjë dritë në fund të tunelit….Qyteti është kthyer në qytet kufomave. Lufta…Lufta grabitqare, lufta e padrejtë, ushtria e armatosur deri në dhëmbë synon ta rrafshinë qytetin . Ky është qëllimi i çdo okupatori. Kjo nuk ndodh vetëm në qytetin e poetit, kjo ka ndodhur dhe ndodh kudo në botë, ku ka luftë, prandaj poeti Adem Zaplluzha, dhe pse duket sikur shkruan vetëm për horizontet shqiptare, ai në fakt shkruan për gjithë kombet
"Asnjë dritë në fund të tunelit
Mbase në këtë qytet kufomash
As që ka pasur dikur tunel
Vetëm sterra e trishtuar
Dukej lagjeve nga ku ikën edhe macet"
E pëllumbi ka frikë
Të ulët në sheshin e tymosur të urisë
Poeti pasi ka udhëtuar nëpër qytetin e tij në kërkim të një shtegu që do ta çojë drejtë dritës, nuk shikon asgjë, veç kufomave dhe errësirës së pafund. Në këtë errësirë të pafund ka jetuar populli ynë, ka jetuar Arbëria në shekuj. Dhe si një Dante i kohëve moderne, ndërsa udhëton nëpër ferrin e historisë shikon se, pikërisht, atëhere kur shpresat e tij ishin drejtë shuarjes, diku, në një rrugicë, gjysmë të errët një figurë gruaje, të asaj që rigjeneron botën, vjen duke u afruar. Në dorë mban flamurin. Flamuri gjysmë i grisur, por dhe ashtu nuk e ka humbur krenarinë. Krenarunë e nënave,krenarinë e grave shqiptare. Ata, asnjëherë nuk e treguan gjimbjen para okuptorit. Flamuri valvitet në dorën e nënës,e cila pasi ka kaluar nga një përmendore tek tjetra, ngritur në shekujt e gjatë e të mundimshëm ka zbuluar tunelin ngaku mund të kalohet për tek dritaa
Parakalon rrugëve të qytetit
Me një flamur gjysmë të grisur
E uritur por krenare
Siç mund të jetë vetëm nëna e përmendores
Parakalon hijerëndë
E tillë ishte forca poetike e poetit të madh Adem Zaplluzha, i cili e çon lexuesin e tij të shumtë nga një skenë tek tjetra, duke i hapur derën e shpirtit të tij.Poezia e tij përfaqëson mendimin dhe personalitetin e tij dhe e bën lexuesin të vetëdijshëm për sekretet e fshehura në skutat e thella të zemrës së tij. Sipas mendimit tim, poeti gjenial i çdo epoke dhe çdo gjuhe kujdeset për traditat dhe estetikën e gjuhës dhe të letërsisë në shprehjen e njohurive të tij, në mënyrë që të krijojë jo vetëm një marrëdhënie krijuese me lexuesin e epokës së tij, por edhe të krijojë një letërsi. që është e ngjashme me të mëparshmen dhe të shërbejë si urë lidhëse ndërmjet gjeneratave të ardhshme.Kështu ai me poezinë që shkroi, me të rejat që solli në poezi ku na ka lënë një thesar të vërtetë në letërsinë shqipe duke ju përmbajtur rreptësisht gjuhës standarte, duke na dhuruar një leksik të pasur, mund të quhet dallëndyshja e poezisë moderne shqipe.Në këtë kontekst mund të themi se bota shpirtërore e poetit është aq e gjërë sa në të gjejnë veten e tyre gjithë lexuesit, të cilët, nëpërmes sajë gjejnë çelësin për të hapur dyert e dritës. Poeti Adem Zaplluzha ka shkruar për lexuesit e tij të shumtë. Ai ka shkruar si të thuash me gjuhën e lexuesit, duke shprehur ëndrrat, dëshirat, preokupimet e lexuesit në këtë aspekt mund të themi se poezia e tij është e re.Për të krijuar poezi të re, poeti duhet të krijojë koncepte të reja, përngjasime të reja dhe metafora të reja. Në këtë drejtim, kur lexojmë poezinë e Zaplluzhës, kuptojmë se ai ka përdorur tokën, hënën, diellin, galaktikën, renë, lumin dhe valën si simbole mjeshtërore në poezinë e tij dhe të dashurit e tij dhe cili është dialogu me lexuesin. Poeti Adem Zapllzha mund të quhet pa frikë mjeshtri i metaforave. I gjithë opusi i tij i pafund poetik duket si një gjerdan i madh i krijuar vetëm nga metafora. Nëse ka një poet që e zgjedh, e zbukuron e qëndis poezinë e tij me metafora, i pari është ai. Që në titujt e librave, që në titujt e poezive ato vijnë kaq natyrshëm saqë nuk mund të bësh një ndarje ku fillon dhe ku mbaron një vepër. Veprat e tij janë si një tregim i gjatë si një epos, ku dy skajet e tij, fillimi dhe fundi janë në pafundësi. Ai duket sikur është ulur në një odë burrash dhe kuvendin, ashtu siç bënin dikur burrat e dheut në odat shqiptare. Flet ngadalë, zgjedh fjalët, i mat, i peshon, pastaj u jep udhë. Në universin poetik, ai ka qëndruar brenda horizonteve shqiptare. Sigurisht ai si një atdhedashës i flaktë, kishte mjaft brumë në horizontet e tij aq sa nuk kishte nevojë të dilte jashtë tyre, për të marrë miell hua, por me poezinë e tij ai u ka dhënë bukë të gatëshme, të pjekur mirë, kombeve të tjera. Ja çfar thoshte ai në këtë strofë të një poezie marrë nga vëllimi 192,
"Gjithmonë befasohem
Kur në këtë vend pranë lumit
I dëgjoj hingëllimat e trishtuara të luftës
I dëgjoj edhe piskamat e djemve
Që vdisnin për mbretër dhe pashallarë"
-Gjithmonë trishtohem, kur dëgjoj piskamat e djemëve të cilët vijnë dhe vdesin për mbtetër e pashallar!!! Çfarë kërkojnë ushtarët e një kombi tjetër, të cilët, ngarkohen me armët më të rënda, në baltë e pluhur, në shi e dëborë apo kur zhegu përvëlon, që shkojnë në vende të tjera, të panjohura e të padëgjuara, për të marrë jetë njerëzish? Ja, pra që poezia e Zaplluzhës dhe pse i zhvillon ngjarjet brenda horizonteve shqiptare, kur është puna për drejtësi, i kalon kufinjt dhe u bën thirrje poetike të gjithë ushtrive, të mos bëhen vegla të presidentëve e kryeministrave, për të vajtur drejtë vdekjes në vendet e tjera. Poezia e tij përfaqëson mendimin estetik, horizontin e tij të paanë kulturor, njohuri të gjëra mbi teorinë e letërsisë dhe personalitetin e tij dhe e bën lexuesin të vetëdijshëm për sekretet e fshehura në skutat e thella të zemrës së tij. Them se poeti gjenial i çdo kohe dhe kombi, kujdeset për traditat dhe estetikën e gjuhës dhe të letërsisë në shprehjen e njohurive të tij, në mënyrë që të krijojë jo vetëm një marrëdhënie krijuese me lexuesin e epokës së tij, por edhe të krijojë një letërsi që të jetë një pikë referimi për ndërtimin e themeleve për gjeneratat e ardhshme. Kush më mirë se Adem Zaplluzha mund t'i hedhë këto themele, i cili ka gdhendur me kujdesin një mjeshtri të madh të fjalës plot dyqind gurë themeli.