Ndal shigjetat harkëtar,
mjegullnajë e qenë të zgjebosur
hije e shekujëve t‘ndrydhurë je Barbar
maskë e shkyer mit i leckosur
Njëherë buzqesh ,më pas zgërdhihet
në sekond ndërron një mijë fytyra
s‘dukesh i racës me asgjë s‘shihet
herë dhelpërak,herë kanibal e punë të ndyra.
Hiqu këtej,nga erdhe ik
nuk t‘duron qiell as tokë
kundërmon keq mor i lig
për vend tonin japim,jetë dhe kokë
Japim ne gjithë qka kemi
për gjuhë,gjak,flamur liri
për t‘shenjëtën tokë një trup jemi
për gur t‘kristaltë t‘lashtën Dardani
Amanet nga babë e nënë
brez pas brezi e nga i pari
sa t‘ket jetë diell dhe hënë
n‘Mitrovicë është Zot shqiptari
Mbi pesë ditë me rroba n‘trup
larg shtëpisë e pa u ndërruar
përjetësisht me armën n‘sup
erdhi dita t‘lir jemi,mjaft të robëruar