Në amfiteatrin e mbushur plot, të Bibliotekës Kombëtare, u promovua libri “Protezat Parciale” i autorëve kroatë Kreshimir Kraleviq dhe Sonja Kraleviq-Shimunkoviq, me bashkautore Teuta Bicaj, botuar nga Shtëpia botuese Alb-Med, me botues Adnan Emini.
Ishte ky finalizim i një pune trivjeçare të grupit shqipërues, të përbërë nga: Dr. Teuta Bicaj, mësimdhënëse në Kolegjin AAB, Dr. Arlinda Tmava-Dragusha, mësimdhënëse në Kolegjin Rezonanca, Dr. Linda Dula –Jusufi dhe Dr. Zana Lila Krasniqi, të dyja këto mësimdhënëse në Universitetin e Prishtinës.
Natyrisht se nga kjo punë, më të lumturit ishin studentët, të cilët tani do të kenë mundësi që së paku Protetikën Mobile, ta mësojnë nga librat shqip,
Kjo, sepse krahas librit “Protezat Totale”, të publikuar tri vite më parë, me “Protezat Parciale” u plotësua planprogrami i studimeve për vitin e katërt.





