Mirëse u ktheve more vëlla
mirëse t'gjejë e imja motër
toka i lëshoftë rus e shka
mushkëri m'jeni:ju,vëlla grua,fëmijë e votër.
Mirëse u gjejë ju dada Midë
me u taku ju sa gëzim i madh
me ju isha nata e ditë
po ndjenja e sotëshme shumë e rrallë
Zemra jonë vëlla të ndjeu thell
sa ty t'kishin motërat larg
dashuri n'zemër heret e mbjell
kënga lindi nga i shpirtit varg.
Mirëse erdhe burri im
zemër hapur ty t'pret bija
me ty t'lumturë o sa gëzim
buzqesh konaku,shkëlqen shtëpija
Mirëse u ktheve i shtrenjëti bab
oh sa shumë na ke munguar
o bajrak flamur me shkab
buzagaz përjetësisht të bashkuar.
Mirëse erdhe o gjyshi i dashur
mirëse ju gjej engjëjtë e mi
me ju njeriu n'botë më i pasur
t'falem o Zot,i përplotësuar me familje e fëmijë .
Mirëse u ktheve i imi axhok
të betohem n'tokë e qiell
për ty do jipja jetë dhe kokë
shkëlqim shtëpije je sikur diell.