O flamuri im me shkab
Asnjëherë ty nuk të pash
thanë që koha rrobat ti treti
çdo herë në gjum kur rash
një zë burri kisha me veti .
Në gji më mbaje ti moj nënë
më ledhatoje me dashuri
roje na bëje netëve o hënë
kthehu bab ku mbete ti???
Ikën ca vite sa gjatë të prita
më mungon e ytja fjalë
pa ty s'ka diell sa e errët dita
mall të pa shuar i yti djal .
Kam bërë ca vite nuk shkoj n'shkollë
nuk di të largohem nga nëna Sofë
ngado shkoj e përshëndes me dorë
i mërdhirë kthehem më mbështjell me gëzof
Më do shumë dhe më ledhato
mi ngrohë duartë me hukamë
nganjëherë ja nis lehtë këndo
sa vështirë pa ty o imi bab.
Eja bab, pse atje rri???
Në shkollë nuk shkoj kudo të kërkova
të betohem në bes e burrëri
do vijë dita,do gëzoj Kosova .
A do vish ti ndonjëherë?!?
N'ledhatim të gjuhem në krahëror
ta hapësh të lumen tonën derë
ti puth faqet e fërkojë me dorë.
Të shoh bab e të qmallem me ty
të më thuash eja o bir
ta rrisim e shtojmë tonën shtëpi
të jetojmë bashk edhe të lir
Eja bab pse atje rri ?!?
Nuk shkoj n'shkollë kudo t'kërkova
t'betohem n'besë e burrëri
do vijë dita lulëzon Kosova
Prita muaj e shumë mot mote
n'ëndërr mu qfaqe ti o bab
t'thirra n'emër,nënën Sofë përlote
o flamuri im me shkab