Besuar s'e kam asnjëherë
as në ëndrrat më të trishtuara parë
në botë të ndjehem njeriu më i pavlerë
a vritet e prihet nëna o shqiptar?
Dua zemërimin jashtë ta nxjerrë
dhimbjenë e ndjejë thellë e s'mundem ta përshkruaj
a vritet nëna o i mjerë?
Hienë, kanibal më ke bërë nga mendja të luaj!
Shko, ik morë, the qafën që këtej
si vritet në gji e në bark të nënës?
Je djall,për ty asgjë nuk ndjejë!
Shporru që këtej, o helmi i lirisë, i jetës e këngës.