PËR TY KRENAR BREZ PAS BREZI
Një ditë të bukur mëngjesi
dëgjoj një tingull sikur unë treta
vdiq legjenda e këtij vendi
Dritëroi mendje ndrituri
Zija seç mbuloj vendin
zogjtë këngën e ndalën
era fëshërinte zë mjerimi
Dielli u venit, ngrysi ditën
Vajtoj qielli dhe njerëzia
pemët i zhveshën gjethet
legjendat lindin e nuk vdesin
jeton në tingull përjetësia
Këngë moj hedhim valle
ty t'këndoj pa reshtur fare
si këndonte bilbili maleve
tinguj-tinguj luajte valle
Do t'jetosh në zemra tona
si flamuri ynë me dy krena
ooh legjenda e këtij vendi
krenar jemi brez pas brezi.
NË ËNDRRËN TIME
Ëndrrën time e mbaj në duar
Kjo ëndërr më ka zbukuruar
Fusha e male plot kam kaluar
Me sytë e shpirtit të trazuar
Ti je një ëndërr kaq e bukur
Qesh e loz me sytë e shpirtit
Ti je porta ku zemrën e kam futur
Tek shtegu i ngushtë jam strukur
Në atë fole më mbanë shtrënguar
Si zog i bukur më ke ledhatuar
Me qepallat e syrit më ke mbuluar
Aty ëndrra ime e bukur ke qëndruar
Do qëndroj aty sa fryma të më ndalë
Aty do thur karvan ëndrrat me sy
Aty zjarrin e këngën e ndezim ne të dy
T'vallëzojmë në varkën e shpirtit sy me sy.
NË PAFAJSINË E SHPIRTIT TË DY
Kisha shumë mall
Doja të bërtisja
Deri mbi oqean
Ti je ajri dhe drita
Shumë zgjati pritja
Shtrëngova dhëmbët
Fjalët i grisa
Dëgjova në heshtje
Sytë që flisnin
Në sytë e tua
Është vjedhur kënga ime
Shkruar shumë qartë
Me ndjenjën e mallit
Me ndjenjën e mallit
Më ke munguar
Deportonte thellë
Një shpirt i vuajtur
Hapat e tu
Trokisnin në shpirtin tim
Aty akrepat e orës
Doja t`i ndalja, aty
Ti dhe unë
në pafajsinë e shpirtit
Të dy të lundronim
Në dallgët e ndjenjave në sy.
PORTRETI YT MË SKLLAVËRON
Më mbetën sytë mbi një portret
E shoh me sy, me shqisa e prek
S'jam në ëndërr këtë e di dhe vetë
Kjo ëndërr është e bukur, një realitet
Sa i çuditshëm është një poet
Flet, qesh e qanë mbi një portret
Bisedon me të melankolia të zë
Të duket Zot, shpërthen dhe në lot
I heshtur portreti, me sy shigjetë
Një melankoli të zë çuditësh dhe vetë
S'po i tregoj të gjitha, do i mbajë sekret
T`i tregoj aty, në atë det ku mbytëm vetë
Në një qiell plot yje të veçova ty
Ty portret plot ngjyra jete më dhuron
Ashtu në heshtje gjithçka më ke dhënë
Je art me vete, portreti yt më skllavëron.
PA TY KJO BOTË NUK EKZISTON
Për Botën në sytë e tu kam mall
Me dritën e syve të mi dua ta shikoj
Në epshin tënd dua të lundroj
Madhështinë e shpirtit dua ta dhuroj
Vështrimin tënd brenda qënies sime
Buzëqeshjen ku përhumb gjithmonë
Dua ekzistencën tënde të më rrethoj
Pa ty kjo botë jo s'do të ekzistoj
Me zemër më duhet ta pranoj
Me pafajsinë e shpirtit ty të dashuroj
Një valixhe i mbledh të gjitha kujtimet
Me vete i mbaj kudo që shkoj
Tekst fjalësh në zemrën tënde shkruaj
E ruaj me fanatizëm bluzën mbuluar
Atë tekst kënge të shkruar do ta këndoj
Në jetën time kudo me ty do të vallëzoj.
TI S`E DI
Unë shkruaj në shpirtin tënd
E di, aty fshihet Dielli që rrezaton
Hëna të ndriçon në sy si lot
Unë një meteor s'afrohem dot
Ah, kjo vorbullë e dashurisë
Qesh e loz me sytë e shpirtit
Dhe ky dimër erdhi kaq i ftohtë
Unë ngroh shpirtin aty në lot
Një çast më falë universin
Trazove shpirtin në fund të detit
Në atë det ku zhytet dhe qielli
Plot ngjyra i jep krah dhe shpirtit
Ti s`e di si dergjem nën dritën e hënës
Flas me yjet çdo mbrëmje të kërkoj
Me laps të shkruar s'të harroj
Qesh e luaj, frikë po kam të të afroj.
ËNDRRAT M`I ZGJOVE
Ëndrrat m`i zgjove
Kur ëndërrova
Ti ylli i ditës
jetën ç`ma shtove
Vështrimet tua
si rreze drite
Rrugën e jetës
poezi e ngrite
Recitoj çdo hap
çdo lëvizje
Heshtja ligjëron
një libër
Lexoj mjaftushëm
çdo lëvizje
Lojë e bukur
si në ëndrra
diell pas reve.
MË MBETI VËSHTRIMI LARG
Më mbeti vështrimi larg
larg nga shkoi hija jote
Ah kjo ditë m'u bë natë
Edhe dhembja m'u bë shoqe
Do pres dhe pak ëndrrën
gjersa të shtrihem në shtrat
Dashuria gjunjëzon zemrën
shpirti i heshtur ndezur flakë.
Po shoh ëndrra me sy dielli
portretin tënd kam si imazh
Kam frikë mos rrëzohet qielli
S'dua kurrë të të humbas.
SA ÇUDI
Fryente një erë mali ngadalë
Si zog i bukur këndoi disa fjalë
Me tingujt e zërit të përkëdhelte
Si fllad vere të ledhatonte në heshtje
Sa çudi!
Me tingujt nisa të fluturoja
Fluturoja çdo natë e këngës ia mora
Me këngën nisa të vallëzoja
Vallëzoja si në ëndrra, ëndërrova
Sa çudi!
Sytë më shndrrinin ku thura ëndrrat
Nisa të shkruaja në fletë të bardhë
Fjala u bë varg i shkruar si një përrallë
Me ngjyrat e ylberit fleja dhe në shtrat.
ËNDËRR E BARDHË
Syri duke penëtruar lirshëm
Një çast u ndalë
Loti rreshqiti në faqe si ujëvarë
Lagur gusha e bardhë
Gjoksi, që rrihte fort, pyeti:
Çfarë po ndodhë vallë?!!
Syri i lagur foli, çastin kapa mat
Ai çast grisi në copëza një roman
I shkruar nga shpirti që digjej flakë
Fluturuan shkronjat mbi dallgë
Zemra e copëtuar u largua në errësirë
Fshihu lotin që binte mbi gushë
U struk nën jorgan, fshehu ëndrrën
Atë ëndërr të bardhë.
SOT JU JENI HERONJTË E MI
Ju, oh njerëz të mirë dhe kaq human
Për ju thurur vargje kënga të mos ndalët
Sot e gjithë bota ka sytë e vesh tek ju
E gjithë bota duartrokasin për ju
Oh, sa më dhemb shpirti për të gjithë ju
Mjekë, infermierë të rraskapitur e të lodhur
Të vrarë shpirtërisht, në sytë tuaj sa vdesin
Kur do mbarojë kjo valë që përpiu kontinentin
Sot ju mjekë jeni Zot, njerëzit s'po luten dot
Fryma po i merret dhe fjalët nuk nxjerrin dot
Ti mjek, Infermier, sot je dielli që na ngroh
Ti je shpresa e gjithë njerëzimit nëpër botë.
FJALËT M'I MORI ERA
Pranë teje fjalët më humbin,
M`i merr era si gjethe vjeshte
Një poezi shkruaj pa e kuptuar
Vargjet rrjedhin në sytë e shkruar
Sa nisja poezinë ty ta recitoja
Çdo fjali kuturu e ngatërroja
Një zë më flet në heshtje
lexoi vargjet që shkruan zemra
Çdo fjali mbeti e pa lexuar
Sa një roman e kisha shkruar
Fliste syri e zemra rrihte si ora
Si gjethe vjeshte u zverdha e tëra
Një lot i ngrohtë më bie tek dora
U fsheh menjëherë si dielli pas reve
Portretin tënd në dorë e mora
Romanin e shkruar nisa t'ja lexoja.
SHPIRTI I NJË ËNDRRE
Sado të hesht buza shpirti këndon
Në shtratin e Diellit futet dhe tinguj lëshon
Dehur nga malli lëkurën e butë ledhaton
Buzëqesh syri e shpirti gjumin nuk e don
Shpirti i një ëndrre gjithë natën kalëron yjet
Shkel në gjurmët e ditës pa zhurmën e erës
Shplodhët në krah jete dhe dimrit i falë veç Diell
Lumturia stinët i kthen në pranverë
Shpirti i një ëndrre nuk shuhet nëse ka dhe tri jetë
Lundron në qiell të hapur e shkarkon dhe retë
Endërro shpirt shtegtari dhe fluturo në kaltësi
Jepi jetës ëmbëlsinë e dashuro dhe kur s'ka stinë.
VARGJE NË LETËR
Më mungojnë vargjet në letër
Koha iku dhe gjethet u tretën
Ka mbetur veç trungu me degët
Veshur me petkun e dimrit të egër
Sot kohën dua ta përkëdhelë,
Ta ngroh me stinën e zjarrit të zemrës
Nën tingujt e shiut shkruaj në letër
Notat e shpirtit e ngjyrat e vjeshtës.
TI PËR MUA JE ZEMËR
Gëzuar 8 Marsin nanë
Të gjitha lulet kanë emrin tënd
Dhe janë për ty moj nanë
S'ka emër që nuk gjendet
Askush s'ta kanë thanë
E vetmja lule që s`ka gjèmb
Je ti moj nanë
Ti për mua je zemër
Unë për ty jam poezi
Nëse për ty jam qiell
Ti për mua je si dielli
Gëzuar 8 Marsin nanë
Të gjithë botën ma ke falë
Je si rrezja e mëngjesit
Je si drita e ylberit
Pa ty s`e di si do ishte kjo botë
S`do kish lule as pranvera
Ti këpusja si ngahera
Aromë e shpirtit je ngahera.
E J A
Eja thërret shpirti nën zë nga brenda
Pse qëndron larg dhe afër tek dera
Në zemër ke mbirë malinje dhe rrënja
Jetoj me ketë sëmundje digjem e tëra
Të pragu i derës qëndron nga hera
Me buzëqeshjen tënde ushqen këto ndjenja
Ç'kërkon nga unë të më çmendësh akoma
Dhe gjaku është helmuar që rrjeth në vena
Nuk e di në zemër ke diellin që verbon
Sa herë t`i veshtroj ata sy, sytë e mi qerrën
Eja të lundrojmë bashkë në detin e ëndrrave
Në pafundësinë e shpirtit të lozim me ndjenjat.
DALLGË DETI
As që e kisha imagjinuar
Një dallgë deti më kish trazuar
Në breg ndalova, shikimi u fundos
Më përpiu rryma e deti u bë kos
Lundrova në varkën e shpirtit
Me diellin verbuar të dy tok
Zgjata dorën të kapja vargun
Të dy së bashku u bëmë shokë
Mbahem në vargje shkruar
Notoj me shkronja kuturu
Me fjali e tingut të shkruar
E fundosur në det të trazuar
Një romancë ku dielli shkëlqen
Si yll vezullon në det të trazuar
Lundrojmë në vargje dashurie
Gërshetuar dielli dhe deti sërish trazuar.
TË DHUROJA BOTËN
Për ditëlindje të dhuroja botën
Atë botë të bukur të shpirtit tim
Ku të shije perandorinë e ngritur
Në kështjellë robëreshë duke të pritur
Për përvjetorin kam menduar
Shumë gjëra kam për t'i dhuruar
Çdo ditë ngela duke i seleksionuar
E dini ç'më ngeli shpirti i përvëluar
Kështu e ashtu çdo mendim kuturu
Të dhuroj botën e shpirtit që ke trazuar
Njëqind vite të bësh, ti rreze drite
Në shpirtin tim poezinë e ngrite
Merr dhuratë botën e shpirtit tim
Aty do gjesh Universin dhe Perëndinë
Ç'të dhuroja tjetër, asgjë s'do kish kuptim
Jam robëreshë, në sytë e tu gjeta perandorin.
LËRE TË SHKOJ
Lëre të shkoj
Ndoshta nuk erdhi kurrë
Ndoshta ti ngrite iluzione
Ndoshta donte të lozte
Në ditët më të vështira të tij
Ndoshta ai po shplodhej
Në sytë e tu ëndërronte
Gjeti dritën që i mungonte
Gjeti rrezen e diellit ku të ngrohej
Lëre të shkoj
Ndoshta shpirti i tij u plotësua
Lëre të shkoj nëse ai iku u largua
Lëre lëre, ndoshta nuk erdhi kurrë
Nga thellësia e zemrës urojeee
Të tëre botën ta përqafoj
Zemrën e tij ai diell ta ngroh
Lëre, lëre të shkoj
ndoshta nuk kish ardhur kurrë.
DITËT TONA TË ERRËTA
Ditët tona të errëta po kalojnë
Ah, kjo zemër akoma po rënkon
Më dhemb shpirti kur çaste kujtoj
Trupin djerësa e ngrohtë na mbuloi
Ai tmerr mos ardhtë kurrë më në tokë
Ato çaste varrit do t'ia tregoj
Ah, sa më dhemb shpirti t`i kujtoj
Më lerë më mirë varrit t'ja tregoj
Një dorë e ngrohtë fytyrën e ledhatoj
Eh, moj bijë ty t`u bëftë dita një mijë
Lotët e saj gjoksin ma drithëroj
Ferrin e atyre ditëve nuk dua ta kujtoj
Kalonin ditët si ujëvara djersët rrjedhnin
Në sytë e mi të përlotur ndihej dhembja
Terrin e egër të virusit në frymë e shihja
Ndjeja dhembje kur nga brenda shpirti bërtiste
Ah o Zot, ku je, ditët e ferrit pse na i dhè
Infermier me zemër të mirë kaq human
Për ju kënga kurrë të mos ndalët
Jeni heronj, bota e terë tek ju po falët.