As i gëzuar, as i hidhëruar!
Këmbēzbathur vazhdoj të udhëtoj
në drejtim të diellit.
Qentë s'më bëjnë përshtypje
le të lehin dhe le të hanë
çfarëdo që u shkon ngojesh.
Unë i besoj yllit tim të mëngjesit
që e kafshon terrin e natës
dhe me rreze drite që i jep nderim
Flamurit të Dardanisë
sipër varrit të Pjetër Bogdanit.
Kurrë nuk do të heq dorë
nga pjesa e Ëndrrave të mia,
dhe do të vazhdoj të Udhëtoj
në drejtim të diellit -
as i gëzuar, as i hidhëruar
me synim për qendresë
kunder larove të pabesë!
Nga Golemi, 7 korrik '23