Të pëlqej ashtu sikur të mos ishja
Apo, sikur të mos ekzistoja fare,
Të pëlqej edhe sikur të heshtja
Por lejom të heshti së bashku me heshtjen tënde.
Ti nuk je njeri, sepse nuk ke ndjenja njerëzore
Ti nuk je qenje njerëzore, sepse nuk i gjason asaj,
Si qirinj të ndritur me shekuj të laracuar e të kryqëzuar
Por jo memec dhe nga frika në mes rremtarëve të shtanguar.
E ideoja pajtimin në mes djallit dhe engjujve të këtij shekulli
Dhe përsëri e mendova se gabova, edhe pse pajtimi është gjest human,
Si të pajtohesh me gjelatin që birin tënd e nxjerr me bajonetë nga barku i nënës së vet,
Dhe sot, as që i shkon ndërmend të bëjë një kërkimfajle, apo së paku të hesht me mëkatin
Dhe përse ta ngucësh tani, dhe përse ta plagosish shpirtin e tij të rënduar me pikëllim.
Si mund të pajtohesh me jetën time të vrazhdë dhe klithmën përballë fortune
Si mund të pajtohesh me të dejurit dhe gjakatarët që nën altar i fshehin armët,
Të shkruaja për shembull : « Do vjen një ditë e mirë » që do të pajtohemi me kohën
Por ditëve në vijim, si do t’u japim një përfundim, me një përmbytje apo me një shkëlqim.