Flamur
Sot e ngrita gotën për valëvitjen tënde
Dhe pyes veten nëse u bëra pakëz burrë
Ma mori mendja se vargu sot del nga zemra
T'i rikujtojmë vitet e ferrit brez pas brezi
Asnjë stuhi s'mundi të na i zhdukë rrënjët pellazge
Flamur
Sot erdha t'ia marr pak buzëqeshje bacit Adem
Sytë e shqiponjës t'i shoh a i kemi të njëjtë
Dhe cili u bëmë pakëz burrë
Unë apo vargu im i shejtë
Edhe diçka desha të pikturoj në flamur
Besën e dhënë që jemi shque dikur
Tjetër herë ndoshta e festojmë ma mirë
E shtrojmë sofrën e bashkuar dhe ngritim dolli
Më i kujtue nëntorët e motit të madh
Kur Shqipëri ishte edhe në Çamëri.
Prekaz 28 Nëntor 2023 AGIM DESKU
RRITËM NË NGJYRË FLAMURI
Fjalën e gjyrosa
Në ty flamur
Kuq e zi
Dëshmitar i kam vitet e rritës
Sa herë bashkoja ngjyrat
Me gjakun e birit tim
Luftëtar lirie
Sa larg e sa afër dhpirtit isha
Tërë jetën jetova
Të bëhëm të etëm njëherë burrë
Të të puth dhe të valëvitëm
Me ty flamur
Çdo herë i zënë betejave
Edhe pse të dytë
Të burgosur shekujve të ferrit
Dhe sot dua të rritëm
Me ty edhe në Preshevë e Çamëri
Valëvitëmi ëndrrat
Së shpirtin e kam tek ti liri
Në sëcilin cep Shqipërie.
SHQIP MË 28 NËNTOR
Më 28 Nëntor më uroni shqip
Më buzëqeshni shqip
Më shani shqip
Më 28 Nëntor 2023
Dua të festoj me yjet
Nëse Vlora është në Kosoë
Dhe Kosova është në Vlorë
Më 28 Nëntor
Dashuroni shqip
Vetëm mos më urreni shqip
Dikur në sytë e mi
Nëntorin e kisha veç lotë
Edhe pse jetoja në ferr
Zemra më mbushej atdhe plotë
Kë ta akuzoj për këtë festë dhe këtë ditë
Përse nuk feston Peja në Mirëditë
Kur prisja orën të ngritnim gotën
Më duket se çdo gjë e shkatërroj botën
E prisja mikun tim të valonim Vlorën në flamur
Më në fund na kaliti ferri dhe sa u bëmë burrë
Adem a t´i akuzojmë zotnat tonë
Për një Shqipëri që e deshëm të bëhet zonjë
Të pandarë lutem të jetë si shqiponja dhe flamuri
Unë të rroj në Tiranë e ti në përjetësi lumë burri.
Ç῾THOTË VLORA E FLAMURIT
E di ç῾thotë Vlora e Flamurit
Nëse nuk janë zhdukur gjithë burrëria
Vallë ka prap Marigona kjo Shqipëria
Të qëndisin flamuj kuq e zi vija vija
Çfarë thotë Lidhja e Prizrenit për Vlorën
Cili Ismajl Qemajl do vjen në Prizren
Ta ngrit me cilin Isa Boletin e Marko Boqar
A ka djalë nëne a duhet njeri të zgjohet nga ai varr.
Krenar me flamurin kombëtar.Gëzuar!
Sot më 28 Nëntor 2015
Si të festoj në Shkup
Pa Prishtinë e Vlorë
A në Shkup pa Prishtinë
Jam vet Vlora e Ismajl Qemajlit
Prishtina e Isa Boletinit
Prekazi i bac Ademit
Në Shkup,Vlorë,Prishtinë
të puthi Flamur
Dhe dorën e bacit Isë
Kush m΄i numëron plagët e mia
Kur tani prisja shërimin e dhembjeve të shpirtit
Eh,më duket kurrë plagët e mia nuk do gjëjnë shërim
O flamuri im
Ashtu kuq e zi si gjaku im arbëror,ilir ,pellazg
Edhe para vet djajëve ,shqipet krijuan tokën e botën
Me zotin u bëmë shqipe në mur dhe flamur
Të fluturojmë si i ka hije lirisë
Edhe pse kurrë nuk e takova lirinë e atdheut
Vetëm të ndarë si shpirti im i vrarë e i sharë
Pse e dua Shqipërinë në shpirtin tim
Si të festoj sot më thuani ju poetë
Të botës më të bukur që ka flamuri im.