Pranvera në dimër, na erdhi sivjet,
S’u ngri Kryqi, as dushku me fletë.
Është diçka e rrallë, se si në janar,
Vera e këtij viti s’do të eci mbarë!
Dikur në t’kaluarën, jo dhe aq larg,
Stina e dimrit, kur shkelte në prag.
Mbulonte rrugët, bora me stuhi,
Nga ngrica e akulli, s’lëvizte njeri.
Madje, në odat në mes me koftor,
Recitohej vjersha, si një metaforë:
- Bozhiq, Bozhiq, baj dru e digj;
Bluej e gatuej, rri e mos luej!...
Tani ndryshon koha, me retorikkë,
Me festë të Bozhiqit, bëhet politikë.
Në shesh të Bujanocit, vjen karnavali
Vallëzon shajkaça, si në kohë krali.
Shfrytëzohen dekoret për festat fetare,
E askush nga këto, nuk i jep pesë pare.
Nga ky spektakël, duket që me natë,
Pranvera n’dimër, sjell verën e thatë!
Sevdail Hyseni
(Karikatura marrë nga interneti)