Bisedonim qetë
Sa ishte kënaqesi
Filluam ngadalë
Fjalë për lakmi
Dhe fjalë pas fjale
Biseda mori kahje tjetër
U bëmë të huaj
Për një histori tjetër
Pa ndonjë hile
Pa dashje të doli nga goja
Një mallkim djalli
Që as vetë s'e besova
Filloj heshja
Të hynte mes nesh
Kafshove gjuhën
Si për pendesë
Krejt pa dashje
Shumë bëj çudi
U bëmë dy të huaj
Ah,e zeza unë ç'të bëjë tani!
Po jam me fat edhe duke u shuar ju ndriçova sado pak!