Gjithçka ishte si në ëndërr
Peja dhe pena ime u bënë të pandara
Një miqësi që do mbahet mend ndër vite
Këtu lumi ma shuan etjen sa herë kam etje
Dhe sa herë më tretëဩt muza diku në harresë
E gjej tek miqtë e mi poetë e në veçanti
Tek përlat e vargut Berishian
Dhe sa herë pimë kafen e mëngjesit
Unë,Sejdiu e poeti Neki Lulaj urojmë
Dhe ngritim dolli edhe për poetët në largësi
Edhe pse Tropoja është ma afër seç e menduam
Dikur vetëm përmes lotve takoheshim
Tani udhën na e bënë ma të shkurtër poetët
Tahir Bezhani,Lulzim Logu dhe nipçe Gjon Neçaj
Me poetin Sami Mulaj ngritëm dolli për ‘’Dy anadrinët’’
Mjerisht dikur të ndarë e sot të bashkuar në një lis
Peja dhe pena ime udhëton e s'ndalon asnjë çast
Për t'i bashkue rrënjët e lisit dhe fisit Berishë
I falëm penës sime që a gjeti Gurin e Deskut në Pukë
Sa i lashtë është populli im i mirë
Besoj se këtu jemi bashkë me Adamin e Evën
Të parët e njerëzimit që e krijuem botën
16 shekuj para lindjes se Krishtit
E kemi hyjrinë Tanagra që foli shqip
Ecën pena ime vazhdo e bashko secilin gur atdheu
Një ditë në Filat e Sul a do të shoh dritën e diellit
""Rrëfej diellit"" vargjet e librit tim që lindin vetëm njëherë
Ata nuk e dinë sa herë na e kanë burgosur fjalën
Me burgosjet jam mësue unë dhe populli im i mirë
Por, me lirinë ende nuk jemi mësuar të ngritim dolli.