Ah, sa e gjatë dita sot
Kujtime që nga nuk më çuan
Mu duk ky prag muzgu që s'diti me ardhë
Ofshama shpirtin mé shtrénguan
E prap tinézisht gjeta forcë
Therrimave të zemrës bërë copash
Të shkruaj per ty një kartolinë
Siç shkruajnë dashurisht motrat
Per ti sjell urimet si buqeta lulesh
Si torta servirur né pjata dasmash
Por më këputi malli të marr
Pëqafimin tënd e këshilla vargjesh...