Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrulla Çeku ka folur rreth zbulimeve arkeologjike në Kalanë e Vuçakut në Drenas.
Ai ka thënë se ekipi i ekspertëve, i përbërë nga arkeologu Shafi Gashi, Sali Islami dhe Arbnor Morina, në murin rrethues të kalasë kanë zbuluar një altar romak të gjysmës së parë të shekullit të tretë pas Krishtit.
“Vetëm pak kohë pas fillimit të gërmimeve arkeologjike në Kalanë e Vuçakut në Drenas, tashmë kemi zbulimin e parë të rëndësishëm. Objekti është një spolie e ripërdorur në ndërtimin e kalasë së periudhës së Justinianit (527-565 p. Kr)”, ka shkruar Çeku në Facebook.
Altari është i një rëndësie të veçantë dhe tregues se ka vazhdueshmëri jetese që nga parahistoria, antika deri në mesjetë.