E nderuara familje Frrokaj!
Shumë shpejt kaluan 20 vite që u nda nga ne; Drejtori i Rinisë Kulturës dhe Sportit, Anton Frrokaj. Kryetarin e PSHDK në Istog, mësuesin e dashur për nxënës në SHFMU ”Avni Rrustemi” paralelja e ndarë në Kosh, babai i Dominikut dhe Lilijanës, bashkëshorti, vëllait dhe miku jonë shtrenjtë, Anton Frrokaj. Anton Frrokaj u lind më 19.04.1978 në fshatin Kosh të Komunës së Istogut. Shkollën fillore e kreu në Zllakuqan, ndërsa të mesmen në Gjimnazin ”Luigj Gurakuqi” në Klinë. Për shkak të kushteve të krijuara nga okupatori serb dhe që ishte në shënjestër të milicisë serbe u detyrua të studioj në Tiranë ku dhe mbaroj studimet në vitin 2000 dhe mori titullin Profesor i Historisë. Sikur të parandiente kohën e shkurt në këtë botë punoj më një dinamikë të përshpejtuar në kryerjen e shumë proceseve të jetës së vet.
Si nxënës dhe gjatë studimeve Antoni ishte i pa lodhshëm në kryerjen e aktiviteteve që kishin peshë kombëtare. Në shkollën e Koshit u tregua shumë i përkushtuar, e i aftë për edukimin dhe arsimimin e nxënësve të tij. Për këtë drejtoria e shkollës “Avni Rrustemi”në Zallq kishte mirënjohje për punën e tij. Antoni u aktivizua edhe në politikë ku si kryetar i degës së PSHDK punoj në promovimin e vlerave demokratike dhe ngritjen e institucioneve në Kosovë. Ishte i ri, 26 vjeç, por kishte afinitet për krijimin e atmosferës demokratike të mirëkuptimit dhe punës me përkushtim. Pas zgjedhjeve lokale dhe konstituimit të pushtetit lokal në Istog Antoni u zgjodh drejtor i drejtorisë për Rini, Kulturë dhe Sport. Këtë detyrë e pranoj më kënaqësi dhe krenari. Në këtë drejtori punoj më përkushtim dhe pa lodhje. I madh është numri i projekteve që kishte hartuar, për Rininë , Kulturën dhe Sportin në Komune të Istogut.
Një ditë erdhi në zyrë të DKA, kamë një dhimbje të fytit më tha a po të duket së më është ënjtur? Jo i thash por konsultohu më Dr. Enver Sadikaj që ishte në zyrën tjetër ishte Drejtor i Shëndetësisë. Menduam që ishte një ftohje e vogël, por doktor Enveri nuk mendoj kështu si ne. Duhet shkosh menjëherë në Pejë, i tregoj edhe emrin e mjekut dhe i dha një letër me diagnozën që po dyshonte. Kjo diagnozë ishte befasuese dhe alarmuese për të gjithë neve, dhe rininë e Komunës së Istogut. Të gjithë u mobilizuam për të luftuar sëmundjen e Antonit. Megjithatë vdekja e ndau nga ne, por vetëm fizikisht.
Vdekja e Antonit, Komunën tonë la pa drejtorin e vyeshëm dhe që kishte plotë ide, për zhvillimin e rinisë, kulturës dhe sportit. Familje e nderuar e Frrokaj, juve e neve edhe tani pas 20 viteve të ndarjes duhet të na jep forcë cilësia jetësore e Antonit, krenari që e patëm dhe kaluam një kohë të shkurtër me te. Deminiku dhe Liliana do të rritën me ndjesinë e fëmijëve që patën një babë shumë të mirë. Kujtimi dhe vepra e Antonit do të jenë udhërrëfyes, motiv dhe krenari për ju, nxënësit e tij dhe të gjithë ata që e njohën, për të vazhduar në ndërtimin e shoqërisë civile në Kosovë. I përjetshëm qoftë kujtimi për Drejtorin Rinisë Kulturës dhe Sportit Anton Frrokaj. E nderuar qoftë familja Frrokaj që lindi rriti dhe edukoj Antonin! 16.8.2024 Istog