Më kujtohet

Kultura

Më kujtohet

Nga: Dedë Preqi Më: 16 nëntor 2024 Në ora: 09:21
Dedë Preqi

Më kujtohet

Më kujtohet im atë

Kur ulej në tryezë,

Na mblidhte ne fëmijëve

Për rreth e na thoshte,

Dëgjoni fëmijët e mi

Atë që e humba unë

Ju jeni ata që do t’a gjeni,

Duke punuar së bashku

Prandaj, hani atë që keni

Dhe atë që nuk e keni…

Më kujtohet ajo kohë

Shkoja të shisja farishte

Edhe derë në derë,

Dhe nga e gjithë kjo

Do mësoja shumë gjëra,

Por kishte të atillë

Dhe të pa mëshirë

Që ma përplasnin derën

Duke më përzënë

Dhe duke më fyer.

Çdo e keqe kalon

Nëna na thoshte,

Dhe do bëhët mirë,

E kemi një copë tokë

E përziejmë me diell

Ia shtojmë pak shi,

Do mbjellim barishte

Pemë e perime

S’bashku në përqafime,

Do bëjmë gjellëra të mira

Të shishme e të lira,

Do ngrisim dhe një shtëpi

Të bukur për bamirësi,

Të dhurojmë dashuri

Buzëqeshje e lumturi

Nuk do ndjejmë fare uri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat