Rrota e krimit

Kultura

Rrota e krimit

Nga: Adem Bytyqi Më: 2 shkurt 2025 Në ora: 17:57
Adem Bytyqi

Ka filluar të sillët rreth botës

Vazhdon t'përshkojë rrugën

e t‘keqes nga Rusia

drejtë Evropës.

Tani, ka arritur n'Rusi,

e cila bënë krime t'llahtarshme

n'Ukrainë

duke vra njerëz t'pa fajshëm

pleq, gra dhe fëmijë.

 

Rrota e krimit

e ka kthyer udhëtimin kah Ballkani

duke e thirrur Serbinë

aleaten historike t‘Rusisë

t’ia vënë zjarrin rajonit.

 

Kjo Rrotë gjatë udhëtimit t`mëtejshëm

përfundon n`moçalin e shkatërrimit

pjesët e saj do t'dërgohen

n`Muzeun e Nazizmit

atje ku rrëfehen krimet e gjenocidit

kundër popujve t‘Shqipërisë

dhe Izraelit

popullit Izraelit nga Hitleri

ndërsa popullit shqiptarë

nga Serbia e Millosheviqit

kasapit t'Ballkanit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat