As në rrugë
Dhe as në mejlis
Nuk del pa kollare.
Edhe në WC,
Kur shkon,
Kollarën nuk e heq.
Ky thotë:
"Jam unë,
Idioti me kollare
Dhe me zhele vesh!"
Të tillë ka mjaft në Kosovë.
Para lufte s'kishin
As opinga për t'u mbathur.
Pas luftës shfrytëzuan pushtetin
Në kurriz të varfërisë së qytetarëve
Për t'u pasuruar.
Më në fund qytetarët e kuptuan
Se kush ishin këta,
Dhe në zgjedhjet që sapo përfunduan
Me votë i dërguan atje
Ku e kanë vendin e merituar