Poezi për 7 dhe 8 Marsin

Kultura

Poezi për 7 dhe 8 Marsin

Nga: Përparim Hysi Më: 6 mars 2025 Në ora: 10:08

1. PANJA *

In memoriam,PROFESORE VIOLLCA OMARIT

Mbi "PANJËN" e bukur,gjelbëroshe,

Befas u lëshua një acar

Një kohë e keqe,kodoshe,

PANJËN vendosi për ta vrarë.

E shkulën nga vendi ku mbiu

Dhe tutje,e flakën në harrim !

Por "PANJA",për çudi,prapë mbiu

Dhe vendin e mbushi me blerim.

Acari atëherë turfulloi

Mbi gjebëroshen e bukur,u lëshua

Trungun zu keqas t'ia kafshojë

Por PANJA hiç s'u ligështua.

Trungu iu mbush me plagë

Mbi plagët buisi gjelbërimi

Kjo PANJË e forti si një "rrap"

Për nxënësit u bë fyrmëzimi.

Trungun vërtet e ka me blana

Por zemrën mbushur gjelbërm

PROFESORJA,zemëroqeanaja,

E urta,fisnikja, pa harrim.

* Nderi i FIERIT ( motra e MUSTAFA GREBLLESHIT)

2.MËSUESËVE TË MI TË FILLORES

In memoriam.DHOKSI dhe SOTIR MEÇOS

Ju kam dashur dhe ju kujtoj me mall dhe tani

Ty,MËSUES SOTIRI dhe ty,MËSUESE DHOKSI!

Unë kurrë nuk ju harroj,se sikur më morët në krahë

Se isha nënmoshë:vetëm pesë vjeç e ca!

Sado që jam i moshuar (disa herë jam gjysh)

JU kujtoj me mall,pa si dhe qysh?

Nëse sot jam thinjur dhe jam bërë njeri

Meritë kini dhe ju.o MËSUESËT e mi.

3. PROFESORË!

IN memoriam,PROFESORËVE të mi në NORMALEN e ELBASANIT

Nuk di kë të përmend nga Ju më parë

Se ishit,që të gjithë,të mrekullueshëm

Nuk e mohoj:të gjithë ju kujtoj me mall

Dhe bëhem krejt i parezistueshëm.

Dua të vij dhe t'ju puth ato duarë të rreshkura

SE ishit si SHENJTORË që rrezatonit urtësi

Për mua,ato duar,dhe sot janë të shtrenjta

Dhe zë i puth të tëra;nji për nji!

Por ç'them kështu? Mjerisht, ju kini "ikur"

Pa dyshim mbani "leksione" në PARAJSË!

Tek shkruaj për ju, në zemër ndjej të krisur

Dhe e lë lotin e mallit që të rrëshqasë.

Për 8 Marsin

1.GRUAJA

Çdo grua në vizionin tim është si një lule

Dhe,me të gjitha "lulet",ngrihet një lulishte

Të lutem,lexues,këtë mendim në shpirt ngule

Se pa gratë as jetë nuk do kishte.

Çdo grua,për mua, është si një bletë

E bukur çdo grua siç është bukuria!

Pa gruan as do kishte fare jetë

Pa gruan,shkretëtirë do ishte GJITHËSIA.

Çdo grua është e bukur siç është PAQA

Veç gratë luftëra nuk duan kurrë

Jeta pa gratë e shkretë si SAHARAJA

Gratë për familjen janë gati të digjen në furrë.

Sikur gratë të drejtonin botën

Bota,pa dyshim, do të ishte më e bukur

Veç burrat bëjnë luftra(ku njerëzit thyejnë kokën)

Ndaj dhe bota vazhdon të jetë e turbull

2.Kur them ,NËNË!

Kur them,NËNË,

Sikur i kam thënë të gjitha

SE aty është dhe malli

Dhe,veç mallit,dhe dhimbja.

Kur them,NËNË!

Vjen dita

Pas nate të gjatë

Plot ëndra të liga.

Kur them,NËNË!

Nga shpirti më ikën hidhërimi

Dhe vjen buzëqeshja

Siç vjen pranvera,pas një dimri.

3."Çfarë t'i thomë,Nënos plaskë?" *

In memoriam,MUSINE KOKOLARIT

Çfarë t'i thomë,NËNOS plak,

MUSINE, o moj zambak?!

Diktatori,ky dështak

Ta nxiu jetën me farmak.

Me farmak e me pelin

Herë me burg e herë internim

Por ti kurrë kokën s'e ule

Të kujtojmë me mall,o lule!

LULE që nuk vyshkesh kurrë

Më e dashur se sa kurrë

Brez pas brezi gjallë do mbetesh

Si kometë(ndoshta kthehesh...)

Tiranë,6 mars 2025

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat