27 vjet më parë

Kultura

27 vjet më parë

Nga: Adem Bytyçi Më: 6 mars 2025 Në ora: 12:43
Autori Adem Bytyçi

Në Prekazin historik

Ra heroikisht

Për t’u mos vdekur kurrë

Komandanti legjendar

I UÇK-së, Adem Jashari,

Për të mbrojtur lirinë e shqiptarëve

Dhe pavarësinë e Kosovës.

Pas rënies heroike të Komandantit legjendar

Adem Jashari dhe familjes së tij

Për t’u çliruar njëherë e përgjithmonë

Nga mizoritë e sundimit serb

Mbi shqiptarët dhe Kosovën

Ky akt sublim i Komandantit legjendar

Dhe familjes së tij

U duartrokit nga e gjithë BOTA.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat