7 Marsi 1887 Dita e Mësuesit dhe Dita e Mësimdhënësve gjatë viteve 1990-1999

Kultura

7 Marsi 1887 Dita e Mësuesit dhe Dita e Mësimdhënësve gjatë viteve 1990-1999

Nga: Sami Arifi Më: 7 mars 2025 Në ora: 23:08
Sami Arifi

Me përpjekjet e pandalshme të Rilindasëve u hap shkolla e parë shqipe në Korçë më 7 Mars të vitit 1887. Kjo ditë quhet Dita e Mësuesit, ndërsa vendi ku mësuan nxënësit quhej Mësonjëtorja e Shkollës Shqipe me fizionomi kombëtare dhe laike në qytetin e Korçës.

Rilindësit, vëllezërit Frashëri, Naimi dhe Samiu e të tjerë, morën leje nga pushteti osman për hapjen e shkollës shqipe,duke e mundësuar financiarisht funksionimin e shkollës nga mërgata shqiptare e Rumanisë përmes Shoqërisë Drita në Bukuresht që të funksionojë Mësonjëtorja shqipe.

Shqiptarët e Stambollit vendosën që drejtor i shkollës të ishte Pandeli Sotiri, mirëpo Patrikana e Stambollit refuzoi që gjuha shqipe të mësohet në shkollë te komuniteti shqiptar ortodoks. Pandeliut iu desht ta linte Korçën dhe administrimi i kaloi Petro Nini Luarasit. Në vitin e parë u regjistruan 200 nxënës të besimit mysliman e krishter, por që në vitin 1888 ra numëri i nxënësëve në 100 të krishterë dhe në 60 myslimanë. Shkolla u mbyllë nga pushteti osman në vitin 1902, këshu vazhduan përpjekjet, dy mësuesitë ranë në përjetësi për shkollën shqipe, njeri nga osmanët, tjetri nga grekët, por përpjekjet asnjëherë nuk u ndalen, shkolla hapej e mbyllej, madje, edhe mësonjëtorja për femra ishte hapur, për të cilën dhanë kontribut mjaft të çmuar Gjerain Çiriazi me motrën e tij Sevastije Çiriazi, përpjekjet ishin të pandalshme derisa edhe Shqipëria u pavarësua.

Përpjejet për shkollën shqipe asnjëherë nuk u ndalën edhe në territoret e okupuara shqiptare nga pushtuesi serbo-sllav. Unë po përrmendi kësaj radhe vetëm vitet e vështirësive gjatë viteve 1990-1999. Këta mësimdhënës, një numër nga ta tashmë kanë ndërruar jetë, një numër tjetërë janë pensionuar, ndërsa një numër i vogël edhe për pakë kohë punojnë derisa të pensionohen, por që sot nuk po respektohen fare nga institucionet relevante përgjegjëse, të paktën ata të nderohen, siç është Dita e Mësuesit, apo ndonjë ditë siç është Dita e Shkollës që të relaksohen, mos ta ndien veten të vetmuar, pra të janë të nderuar nga gjeneratat e ardhëshme për të cilat punuan në kushte të jashtëzakonshme nën masa të rrepta ndëshkuese nga okupatori serbo-sllav. Uroj që organet relevante përgjegjëse të RK-së të ndajnë ndonjë fond, qoftë nga komuna apo nga qendra që ata në ditët e veçanta të pakten përmes ndonjë organizimi koktej të iu kthehej atyre mësimdhënësve gëzimin dhe krenarin që punuanë gjatë viteve, 1990-1999, pa hiç para në vështirësi të jashtëzakonshme vetëm për të majtur gjallë arsimin shqip.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat