Përbashkuesi i madh

Kultura

Përbashkuesi i madh

Ramiz Spahiu Nga Ramiz Spahiu Më 9 mars 2025 Në ora: 14:50
Adem Jashari

Edukimi i ndjenjës se dashurisë për atdheun përgjatë shekujve u mbajt gjallë dhe u frymëzua brez pas brezi nga heroizmi i trimave qe historinë e shkruan me gjak.

Në mesin e shumë trimave qe rritën këto troje, burrërisht qëndron kryetrimi, kryeflijuesi e kryesakrifikuesi Adem Jashari qe zuri vend nderi në piedestalin e historisë tonë kombëtare. Trimëria, heroizmi, dhe gatishmëria e tij për te sakrifikuar gjithçka është rast unikat në botën e qytetëruar dhe e bën atë të pashembullt në historinë e luftërave për liri.

Adem Jashari posedonte tipare karakteristike të njerëzve të pazakonshëm. Në shpirtin e tij të madh kishte diçka të paspjegueshme, hyjnore. Shkencat edukologjike do ta studiojnë figurën dhe personalitetin e tij. Gjithflijuesi i pakundshembull do zë vend në psikologjinë dhe filozofinë edukative, jo vetem shqiptare.

Rrezatimi përplot atdhedashuri i kullave të Jasharve dhe kushtrimi përbashkues i Adem Jasharit, siç ishte dje në luftën për liri, poashtu për çdo herë, le të jetë kushtrim i madh përbashkues për ndertimin e shtetit demokratik të Kosovës edhe sot, edhe nesër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat