N’Dardani t’mbetet rinia!

Kultura

N’Dardani t’mbetet rinia!

Nga: Sami Arifi Më: 10 mars 2025 Në ora: 09:55
Sami Arifi

Një ulërimë e trishtuar,

dhembje n’kokë për t’u dëshpruar!

U ndërtua për shumë vjet,

rrënjë për t’lëshuar këtu për t’mbetë!

Rinia po pakohet,

gjallëria s’po shtohet!

Po merrë rrugë për t’u përvëluar,

gjuhën e nënës për t’a harruar!

Po n’këtë vend Dardan,

gjurmët mbesin,

po njerëzit tanë s’di a do’t janë!

Fuqi s’është si dikur,

mbetet vendi n’pleq e n’gurë!

Lusim Zotin t’shtohet gjallëria,

n’Dardani t’mbetet rinia!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat