“Bukë pa miell”

Kultura

“Bukë pa miell”

Nga: Kalosh Çeliku Më: 10 mars 2025 Në ora: 13:59
Kalosh Çeliku

Përditë, kur dilja nga shtëpia e Gruas besnike, e shihja një “furgon” me firmën reklamuese: “BUKË PA MIELL”?! Firmë e re, në Shkup Ditën e Sotshme. Nuk e kisha dëgjuar si nxënës gjatë Shkollës Normale “Zef Lush Marku”. As, gjatë punës dhe jetës arsimore dhe kulturore mbi tridhjetë vite në këtë Kryeqytet ish jugosllav, i ndarë në dy pjesë nga vetë Natyra: me Lumin Vardar, dhe “Urën e Gurit”. Edhe, sot: nga partitë politike, maqedonase, dhe shqiptare.

Fatkeqësisht, edhe Sotekësaj dite ka mbetur i ndarë në dy pjesë Shkupi Historik nga Partitë politike: maqedonase, dhe shqiptare?!

Asesi, tridhjetë vite me radhë në pushtet dhe opozitë të merren vesh si “vëllezër” të partive politike, ta ndajnë pushtetin me “fitore” pas zgjedhjeve lokale dhe parlamentare. Shkupin, ta shpallin si Kryeqytet i përbashkët.

Nuk e di, as edhe kush i “shiste” dhe blente ato “bukë pa miell” nga ai “furgon”. Njësoj, si partitë politike me vite të “vëllazërim-bashkimit” në pushtet, dhe opozitë me propagandën e politikës “madhore”. Që, silleshin nateditë pa krye në Lagjen e Shkupit, ku banoja unë me vite në shtëpinë e Babait, që e bleva me pasurinë trashëgimtare brez pas brezi. Nuk m’i dhuroi shteti i “përbashkët” komunist jugosllav. Nuk mi dhuroi, as Nënë Partia Politike Komuniste. As, këto Parti Politike maqedonase dhe Shqiptare “demokratike” Neokomuniste, në Ditën e Sotshme me brekët ende nëpër këmbë.

Nuk ua vura aq shumë veshin si shkrimtar shqiptar në një shtet ende ish komunist me pak shpirt jugosllav. Këmbekrye, nateditë në Legen. Lapsin me Dy tyta me një fishek ende në gojë. Dhe, tetë të tjerë në bark. Armëve të mia luftarake brez pas brezi në Luftë për barazi kombëtare. Dhe, Liri.

Një ditë, papritmas ai “furgon” ishte parkuar para Derës Madhe të shtëpisë, dhe ma kishte zënë hyrjen në shtëpi me “Bukë pa miell”?!

Reagova si fillim provokimi, dola jashtë oborrit, dhe dy fshisat e xhamave të parë ia çova përpjetë mu si Sali Berisha i Partisë Demokratike të Shqipërisë për pushtet. Pamarrë parasysh, se: unë, nuk bëja luftë për pushtet, isha ende gjithë jetën në opozitë. Edhe përtej Vdekjes. Liri, dhe Shtet të “përbashkët” mes librave. Edhe, i shkrepa dy-tri “plumba”, fotografi nga celulari im personal me porosi: mos parko më para derës të Shtëpisë!

Edhe pse, e dija si shkrimtar Katundi: nuk, ka “bukë pa miell”, por bukë me miell Natyre: gruri, misëri. Ose, thekre nëpër hambarët e Shtëpisë të Babait. Arave pjellore, rrëzë “Çuke”. Perveç, armëve brez pas brezi fshehur hatullave nën cati në shtëpi, tymeflakë kundër armikut shekullor edhe maleve.

Megjithatë, e dija edhe një rrugë tjetër përmes dëllinjave. Hijet e dardhave gorrice, ku i kullosja dhe i milja dhentë me kusi mes vapës madhe te “Jasakët e Tikeve”. Dhiareve për Ditën e Nesërme, se: buka, në rastë rreziku, mund të gatuhet edhe me miell nga patatet e kopshtit të “vëllazërim-bashkimit”. Por, jo si ajo buka nga mielli i grurit, misërit dhe thekrës, të cilin e mbillte Babai arave, Verë e Dimër. Kurrë, nuk bluante në mulli miell nga patatet. As, edhe gatuante bukë me miell nga patatet e Kopështit përpara Shtëpisë. Mos, them: pite. Fli. Ose, byrek me groshë.

Vetëmse, përçudi thash me vete: Ditën e Sotshme gatuhet edhe “bukë pa miell”, edhe nga patatet. Jo, nga gruri, misëri dhe thekëra. Specialitet i partive të sotshme politike për Ditën e Nesërme.

Pak më vonë, iku “furgoni” i dyshimtë: si Sali Berisha me dy gishtat përpjetë për “fitore” në protestat paqesore, në Tiranë. Erdhi një mercedes me targa të Shkupit para Derës Shtëpisë. Padashtas, i hudha sytë matanë dritares, të shoh në rrugë para derës shtëpisë cilin “mik”, ose “armik” e kam pas porte. E pash një burrë që i fotografonte targat e atij mercedesi, parkuar para derës të shtëpisë?!

Edhe, atë: para Derës Shtepisë të Babait, den - baba den në Shkupin Historik?!...

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat