11 Marsi 1981 ështe guximi studentor nga mensa deri te Pavarësia e Kosovës

Kultura

11 Marsi 1981 ështe guximi studentor nga mensa deri te Pavarësia e Kosovës

Nga: Milazim Zeqiraj Më: 11 mars 2025 Në ora: 11:10
Foto nga vendi i ngjarjes

Në pranverën 81  

vrulli rinorë vlonte në Prishtinë.

Studentët më guxim e fillojnë marshimin 

për liri, demokraci e Kosovën republikë.

Nga 11 Marsi 1981 

deri në ngrotësin e lirisë më 12.6.1999 

dëshirat i mbollëm në lule.

Kur durimit i erdhi fundi,

kënga që filloj të këndohej ishte e gjatë.

Rina shqiptare pa frikë marshonte për liri 

Vetë duke ngritur ura përtej diktaturës,

kundër stuhive mizore.

2

Ditën e merkure më 11 Mars 1981

Në oret e mbrëmjës

Në mensën e studentve në Prishtinës

Shkrepi shkëndija, 

Yjt në qielli muarën flakë.

Nata ishte e qetë, qielli më plot yje

Vrullin rinorë natës i dha jetë. 

Më guxim e zë të lartë 

Në oret e mbrëmjës më 11 Mars 1981

Studentët në mensën e tyre në Prishtinë, 

treguan së Rendi i Ri Botëror filloj,

jo kur Orvel mëndoj më 1984.

3.

Studentët në menyrë paqësore,

filluan të ngrehin kala deri në qiell.

Zëri i tyre e pushtoj errsirën.

Më protëstë treguan

se rezhimit komunist i ka ikur koha.

Kosova filloj rrugën e Re.

Dielli e shendriti kohën tonë.

Më paraqitjen e yjve të demokracisë.

Më Presidentin Regan në Waschington,

e më Papa Vojtillën në Romë

Bota filloj të këndon një tjetër këngë.

4.

Në Kosovë jetonim sot për nesër. 

Studentët nga thellsia e shpirtit 

e nxorrem vrullin rinorë dhe dëshirat për liri. 

Vrapuam deri të shtëpia e endërrave. 

Kosova plagë e madhe e shqiptarisë

Nga pranvera 1981, filloj ta shëroj dhimbjën 

më parullë Kosova Republikë.

Më protëstë kundër diktaturës,

marshimi drejtë lirisë filloj.

Studentët paqësorë të pranverës 81

Heshtjën e gjatë e mësuan të këndon.

5.

Për Kosovën Republikë 

guximi e mbyti frikën.

Zërin e rinisë Kosovare i tronditi diktaturat

Komunistetë i kaploj frika e zhdukjës,

Arma e tyre ishte dhuna, burgosja e vrasja 

më qëllim që fryma e lirisë të humb.

Ne e dinim së ishim vetem

Por zërin për liri e ngritëm vetë deri në qiell.

"Që edhe ne kemi të drejtë të jemi të lirë.“

Diktatoret dridheshin kudo,

Rinin shqiptare e dënonin pa mëshirë.

 

6.

Nga ngrotësia e Pranverës 1981

Komunistet këndej andej mbeti e shtanguar

Nuk e përkrahën vrullin rinorë.

Ata andej e shtypnin lirin njësoj si këta këndej.

Për ata që kishin sy e vesh

Vrulli rinorë i Pranverës 1981 

tregoj së janë pjekur kushtet,

për liri e demokraci kudo

në frymën e Rendit të Ri Botëror.

Rinia shqiptare nuk u dorzu.

Marshojë përmes stuhive në lirin e vet, 

më një qellim për lirin e Kosovës,

duke mos i dëmtuar lulet.

deri të ngrohtësia e lirisë. 

7.

Nga rezhimi komunist Jugosllav

Vrulli rinorë në Kosovë muar ngjyrën e gjakut.

Në sallat e gjygjeve më ashpërsi ndaj rinis shqiptare,

më denime që ishin vtëm numëra.

Nga guximi i rinisë për ndryshim

Komunistet u shtangën. 

Disa popuj të shtypur qeshën,

pritnin kohë të mirë në acarë.

Të gjithë lanë dhimbje, 

Të gjithë lanë shpresë

Por dashuria për lirin e Kosovës nuk u shu kurrë.

8.

Në vitete 80 Dielli i demokracis shendritë në horizont

Nga Washingtoni më Presidentin Ronald Regan

e nga Romë më Papa Vojtillen.

Studentët e Prishtinës 

më jehonë e dërguan apelin paqësorë

se ishte koha që diktatauarën e egër mos më duru.

Nga jehona në protesta,

më thirrjën Kosova Republikë 

hijet nuk kishi përgjiigje.

Ata kapen armet kundër vrullit rinorë 

më dhunë e gjak protestën e shuan.

9.

Pranvera 81 solli gjelbrim e gjak.

Marshimi rinorë u ndal më forcë

Dashuris i mbeti shpresa për të mbijetuar.

Qëndresa e rinisë ishte më e fortë së diktatura.

Rinia shqiptaret vazhdoj marshimin 

nepër stuhi për liri, demokraci, 

Kosova Republikë duhej realizu.

Ata nik ishin vetem,

Populli e bota demokratike i përkrahu.

Guximin i rinis shqiptare forcohej.

Në Jugosllavi e vende komuniste 

guxim për ndryshim nuk u përkrahë.

Nuk vonoj e kuptuan se jetonin në errsirë

10.

Diktatura qeshnin,

jetonin më trathti,

e hekur në duarë.

Disa nuk e kuptuan, 

guximin e rinisë studentore,

por një ditë e kuptuan. 

Disa qeshnin 

se nuk donin ta kuptonin errësirën,

as forcën e rinisë.

Ata vet lirisë i bënin trathti 

dhe e pëngonin ndryshim.

Kur e kuptuan, edhe ata reaguan 

diktatura i përgjaku në Ballkan e Ukrainë.

Sot ajo rinia po vuajnë për një grimë liri e jetë

nga diktatoret e konvertuar.

Qenet lehnin në hijen e vetë.

Për të jetuar më dhunën 

Diktatoret konvertuan në demokrat,

sot janë më të tmerrshëm se komunistet.

11.

Nga 11 Marsi 1981 

Rinia shqiptare eci më forcën e gurit.

Vrulli rinorë i Pranverës 81

u përhap si frymë kudo.

Lider i rinisë shqiptare ishte guximi  për ndryshim

deri të Liria më 12.6.1999 

dhe Pavarësia më 17.2.2008.

Lirin tonë s´guxon kush më prekë

Kosova përherë është e para.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat