Ma thuaj kush t’preku ballin
Kush ta prushiti mallin
Kush, kush ta dogji shpirtin,
Apo më thuaj e më thuaj
Çfarë fshehet në botën tjetër
A do kthehet hija përsëri…
Me dorën e shdërruar në magji.
Dora e mjekut është si dora e zotit,
Bota është e sëmuarë, aq dhe e helmuar,
Ajo dorë magjike me rreze të mëndafshta
I afrohet dridhjeve të qërpikëve të paluar
Ndonëse edhe zemra e fortë mund të pëlcet
Ajo dorë magjike i valëron valët e jetës
Zgjohet shpirti përsëri flet në ritmin e rrugës së vet.