Atdhetari Abdyrrahman Ukë Gërguri, një jetë në shërbim të atdheut

Kultura

Atdhetari Abdyrrahman Ukë Gërguri, një jetë në shërbim të atdheut

Nga: Sami Arifi Më: 11 mars 2025 Në ora: 22:20
Sami Arifi

Atdhetari Abdyrrahman Ukë Gërguri u lind në fshatin Dardhishtë më 1925, si shumë familje shqiptare edhe familja e tij ishte dëbuar nga Sanxhaku i Nishit, pikërisht nga fshati Gërgur i Toplicës. Abdyrrahmani shkollën fillore pesë vjeçare e kreu në Kastriot, meqë gjuha shqipe ishte e ndaluar nga shteti serbo-sllav, ai shkollimin fillor e kreu në gjuhën serbe.

Abdyrrahman Ukë Gërguri, me kalimin e kohës u ngrit intelektualisht dhe u formua politikisht, prandaj edhe ishte aktiv në Lëvizjen Nacional Demokratike Shqiptare (LNDSH).

Abdyrrahmani mbate lidhje me anëtarët e KNDSH-së, por ai ishte edhe korrier që barte postën në relacionin Shtabi i Organizatës së Ajetit LNDSH-së;2 në Këshillit Qëndror të LNDSH-në Shkup. Atdhetari Abdyrrahmani kishte marrë pjesē në shumë tubime të LNDSH-së, por edhe në Kongresin e Blinajës.

Atdhetari Abdyrrahman Ukë Gërguri për shkak të veprimit të tij për çështjen shqiptare, ai arrestohet nga OZNA më 6 janar të vitit 1947, u kapë në një kafe afër komunës së Prishtinës me tradhëtinë përmes një shqipfolësi, të cilinë e kishin mbështjellur me një qebe dhe e kishin futur në xhip. Fillimisht e kishin torturuar skajshmërishtë në burgun e Mitrovicës gjatë hetuesisë, pastaj, dënohet me vdekje/ pushkatim, por pas ankesës së tij të ushtruar dënimi i shndërrohet në 20 vite burg të rënd. Abdyrrahmani kishte luftuar kundër fashizmit, ai amnistohet në bazë të Urdhëresësë së datës 9 maj 1947,, por prapë se prapē, ai ftohet në zyret e OZN-së, dhe nga Abdyrrahmani kërkohet të bashkëpunoi me ta. Pas refuzimit të vendosur të Abdurrahmanit nga kjo ofertë atë e riburgisin me 18 vite burgë të rëndë me punë detyruese në burgun e Nishit, ai u keqtrajtuar brutalisht të bajtur edhe në qeli. Pas daljes nga buru atdhetari Abdurrahman Ukë Gërguri, ishte mjaft i shkatrruar psiqikisht dhe fizikisht, ai ndërroi jetë në spitalin e Tiranës më 9 janar të vitit 1998, ai shkriu një jetë të tërë në shërbim të atdheut.

Lavdi jetës dhe veprës së atdhetarit Abdyrrahman Ukë Gërgurit dhe të gjithë të rënëve për lirinë e atdheut!...

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat