Një banorë i Kumanovës ka paraqitur një familjar të tij për mashtrim të mbi 11 mijë eurove

Kumanova

Një banorë i Kumanovës ka paraqitur një familjar të tij për mashtrim të mbi 11 mijë eurove

Më: 29 mars 2022 Në ora: 16:47
Foto ilustrim

Një banor i Kumanovës ka raportuar dje në polici se një anëtar i familjes e ka mashtruar për një shumë prej 11.500 euro.

Sipas raportimit O.H. nga Kumanova ka thënë se i afërmi i tij i ka ofruar t’ia shesë veturën.

Por pas një kohe të gjatë ka kuptuar se vetura ishte shitur dhe nuk i ka kthyer paratë.

Policia po punon për zbardhjen e rastit.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat