Familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imerit thonë se ishte një fushatë e egër me formulën e gjarprit kundër Vjosa Osmanit.
Familja Imeri përmes një postimi në Facebook, thonë se, ata kundërshtarët radikal të Osmanit kanë filluar të reflektojnë.
Mirëpo, sipas tyre, kjo vardisje tani do duhej dhënë gjatë fushatës zgjedhore.
Postimi i plotë:
Kanë filluar disa ish kundërshtarë radikal të Vjosa Osmanit të reflektojnë, thonë më mirë vonë së kurrë, por është n'pyetje, sinqeriteti i tij/tyre/ në raport me Presidenten ....!
Kjo vardisje nuk kuptohet si mbështetje sepse këtë mbështetje Vjosës duhej dhënë gjatë fushatës. Vjosa ishte njëjta edhe atëherë edhe tani.
Fushatën e egër patën bërë me formulën e gjarprit tash ky reflektim dhe kjo pispillosje nuk e shlyen nga memoria gjithë atë terror verbal dhe propagandistik që ishte orkestruar ndaj Presidentes dhe Kryeministrit.
I dëshirojmë Presidentes dhe Kryeministrit shëndet, dhe suksese, ndërsa radikaleve politik rehabilitim ?