Duda Balje, deputetja e Kuvendit të Kosovës e ftuar në emisionin Alarm ka folur për jetën e saj jashtë dyerve të kuvendit.
Se si është një ditë e zakonshme e deputetes Balje ajo tregoi se përshembull kryen ritualet fetare, faljen e namazit. Ajo tregoi se ka 10 vite që udhëton në relacionin Prizren – Prishtinë për të ardhur në punë.
“Unë e nisi ditën me namaz që e praktioj tash e 15 vite dhe pastaj me obligime, ka 10 vite unë udhëtoj Prizren – Prishtinë, por unë udhëtimin e shfrytëzoj për shumë gjëra pozitive, lexoj, bëjë plane për tërë ditën.”
Ndër të tjera Balje tregoi edhe për punën që e bën tash e tri vite.
“Tash jam në mandatin e tretë kryetare e komisionit për të drejtat e njeriut dhe këtu kemi shumë obligime“, vijoi ajo. ATV
Se sa është puna e lodhshme në Kuvend ajo tha se,” kjo në varet nga caktimi i prioritetit, është sfidë e madhe të punosh me të drejtat e njeriut, me persona të pagjetur, me peticion është përgjegjësi e madhe“, shtoi deputetja Balje.
Për më shumë ndiqeni emisionin e plotë: