Vuçiq si mysafir në Televizionin Euronews të Serbisë, ka deklaruar se ditë më parë në Bruksel për herë të dytë në jetën e tij ka parë dhe e ka takuar Albin Kurtin, ku e kishte befasuar me përgjigjen rreth njohjes, ndërkohë që përsëriti se “Qëndrimi i Serbisë është që Kosova kurrë mos të marrw karrige në OKB”, transmeton “Bota Sot”.
Ai po ashtu ka përsëritur frazën tashmë të njohur se “Serbia kurrë nuk do të njoh Kosovën , e as që do të marrë karrige në OKB”.
Dukej, ka thënë Vuçiq, se ai është befasuar me vendosmërinë dhe qëndrimin se Serbia nuk do të pranojë kurrë Kosovën.
"Mendoi se mund të provokojë dhe se ka të drejtë të akuzojë Serbinë për gjithçka që i bie ndërmend. Kur u takuam herën e fundit në Bruksel, kur kemi hyrë në hapësirën e takimit ia nisi, duke thënë se jemi këtu vetëm për një çështje dhe më ka pyetur a do të Vuçiq të pranosh Kosovën apo jo. Unë hesht, ai përsëri dhjetë herë pyet dhe pastaj unë i them – kurrë”, tha Vuçiq.
Presidenti i Serbisë tha se për marrje të karriges në OKB, Kosova nuk varet vetëm nga ne, sepse siç tha, disa tjerë mund të vendosin edhe ndryshe për 10, 20 apo 30 vjet, por sa i përket Serbisë, Kosova kurrë nuk do të marrë anëtarësi në OKB.