Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Lezhë ku është mbytur një pushues.
Ngjarja ka ndodhur në Tale të Lezhës rreth orës 12:05.
Policia e Lezhës/ Informacion paraprak
Rreth orës 12:05, në plazhin e Tales, Lezhë është mbytur në det shtetasi Z.Z., rreth 77 vjeç, banues në Kosovë.
Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.