Profesori universitar, Milazim Krasniqi e ka quajtur “ahmak” ministrin e mbrojtjes të Serbisë, Aleksandër Vulinin.
Krasniqi i drejtohet me këto fjalë Vulinit, pasi ky i fundit ka lavdëruar kohërat kur serbët kanë qenë të pusthuar.
Postimi i Krasniqit:
Ka çka s’ka, veç ma ahmak se qiky Vulini, zor asht me gjetë.
Shikoni se si i lavdëron kohërat kur serbët kanë qenë të pushtuar: “Serbët kanë jetuar bashkë nën Perandorinë Osmane, në Austrohungari një kohë bashkë, disa vite nën Rajhun e Tretë bashkë, konsideroj se (serbët) duhet të jetojnë bashkë në kufijtë e vet.”
Sipas tij i bie se për t’u bërë bashkë, serbët duhet t’i pushtojë dikush.
Pse, pra, je kundër anëtarësimit në BE dhe NATO, o ahmak?