Pamje/ Dritan Abazoviç shkrin akujt mes Ramës dhe Krivokapiç, por kryeministri shqiptar nuk...

Lajme

Pamje/ Dritan Abazoviç shkrin akujt mes Ramës dhe Krivokapiç, por kryeministri shqiptar nuk...

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 19:05
Rama, Abazoviç dhe Krivokapiç

Sot u hap në në Grabom të Malësisë së Madhe një pikë e përbashkët kufitare me Malin e Zi, në vazhdën e lehtësimit të lëvizjes drejt një Ballkani të Hapur.

Të pranishëm në këtë përurim ishin kryeministrit Edi Rama dhe Zdravko Krivokapiç, duke përbërë kështu edhe takmiin e parë ndërmjet tyre.

Një takim që duket se ka qenë i ftohtë, pasi shqiptarit dhe numrit dy të qeverisë së Podgoricës, Dritan Abazoviçit i është dashur të luajë rolin e personit për të shkrirë akujt ndërmjet dy kryeministrave. Ai në momentin e prerjes së shiritit ka tentuar që të bëhet "URA", sic e ka emrin edhe partia e tij, mes dy kryeministrave.

Kryeministri Edi Rama tha gjatë fjalës së tij se në këtë pikë të re kufitare me Malin e Zi qëllimi është që njerëzit e rajonit të ndjehen dhe të jenë të lirë si në BE.

” Qëllimi ynë që njerëzit tanë të ndjehen dhe të jenë të lirë si në BE. Kjo është ajo që ndodh brenda Bashkimit Europian. Ku ka 2 pika bashkimit mes 2 vendeve nuk ka barriera, nuk ka pika kontrolli dokumentesh. Edhe në këtë synojmë këtu. Që të realizojmë 4 liritë e BE-së, lëvizje e lirë e mallrave, njerëzve, kapitaleve dhe shërbimeve. Ky është dhe qëllimi i nismës që ne kemi ndërmarrë me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, që synon pikërisht që njerëzit të ndjehen të lirë, të lëvizin të lirë”, ka thënë Rama.

Mali i Zi ka refuzuar që të bëhet pjesë e nismës së ndërmarrë nga Serbia, Shqipëria e Maqedonia e Veriut në Open Balkan. 

Fjala e Kryeministrit Edi Rama në hapjen e pikës së përbashkët kufitare Shqipëri- Mali i Zi:

“I nderuar kryeministri Krivokapi?!

I dashur Dritan

Të nderuar dhe të dashur miq!

Sot është një ditë  e mirë sepse bie një tjetër mur mes nesh, mes Republikës së Shqipërisë dhe Malit të Zi dhe është një lajm i mirë për të gjithë ata që e përdorin këtë rrugë dhe që nga sot kanë një pikë kalimi dinjitoze dhe një mundësi për të kaluar përmes kësaj pike, duke u ndjerë qytetarë të denjë të të dy vendeve tona.

Megjithatë nuk mjafton që të ndërtosh një infrastrukturë dinjitoze dhe as të  hapësh një pikë të re doganore nëse së bashku ne nuk i heqim të gjitha barrierat jotarifore dhe nëse ne së bashku nuk e bejmë kalimin e qytetarëve tanë pa humbur asnjë minut në pritje të identifikimit të dokumentave.

Pavarësisht se kjo pikë ofron kushte me standardet e BE përsëri kamionët që do të lëvizin nga Mali i Zi në Shqipëri ose anasjelltas do të duhet të presin për të kryer kontrolle dhe do të duhet të bëjnë edhe dy kontrolle në një numër të konsiderueshëm rastesh. Kjo nuk shkon dhe ne këtë duhet ta ndryshojmë pa humbur kohë.

Së shpejti, siç kam folur ne Tiranë me Zv/kryeministrin Abazoviç, mikun tim Dritanin ne do të angazhohemi për të ndërtuar urën që lidh Velipojën me pjesën e këtejme me Shtojin dhe unë nuk e kuptoj se si ne do të ndërtojmë një urë, e cila është në radhë të parë një rrugë kalimi turistike dhe aty do të kemi përsëri kontrolle.

Unë shpresoj që paralelisht me ndërtimin e urës, ne të bëjmë edhe shembjen  e të gjithë barrierave të natyrës burokratike të gjitha barrierave jotarifore, të gjitha barrierat e identifikimit të njerëzve dhe ajo urë të jetë një urë kalimi nga një anë e lumit në anën tjetër për të gjithë tutistët, për të gjithë vizitorët, për të gjithë qytetarët, pa patur nevojë që të ndjehen sikur aty po ndahen nga një shtet dhe po shkojnë në shtetin tjetër.
E faktikisht kjo është ajo që po ndodh brenda BE, kudo ku ka ura kalimi mes dy vendeve të BE, ndodh pikërisht kështu, nuk ka barriera, nuk ka pritje, nuk ka kontrolle dhe identifikim dokumentash dhe ne këtu nuk kemi nevojë të shpikim asgjë të re. Mjafton të angazhohemi dhe ta bëjmë këtë hapësirë mes dy vendeve, hapsirën në të gjithë rajonin, një hapësirë ku sundojnë katër liritë e BE; liria e lëvizjes së njerëzve; liria e lëvizjes së mallrave, e lëvizjes së kapitaleve, e lëvizjes së shërbimeve.

Ky është edhe qëllimi i nismës që ne kemi ndërmarrë, në kuadër të procesit të Berlinit, së bashku me Predidentin e Republikës së Serbisë dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut që është një nisëm gjithëpërfshirëse dhe jopërjashtuese që është një nisëm që synon pikërisht këtë; në të gjitha vendet e rajonit tonë, pra përfshirë edhe Malin e Zi , Kosovën, Bosnjen, njerëzit të ndihen të lirë, të lëvizin të lirë dhe të gjithë sipërmarrësit të ndihen me të njëjtin dinjitet siç ndihen sipërmarrësit europianë kur lëvizin brenda BE.

E nëse sot për të hyrë në BE të gjithëve ju duhet të presin, nuk ka pse të presin për të hyrë nga një vend i yni në një vend tjetër.

Dua ta falenderoj palën malazeze për realizmin e këtij investimi sepse prej disa kohësh nga ana jone, ne e kishim kryer investimin dhe tanimë pika doganore që na bashkon dhe që nuk duhet të na ndajë, por duhet të na bashkojë dhe më shumë , është e hapur dhe uroj shumë që së bashku me kryeministrin Krivokapi? dhe zëvendëskryeministrin Abazoviç dhe me të gjithë qeverinë e Malit të Zi ne të përparojmë me shpejtësi dhe Mali i Zi të përfshihet pa humbur kohë në iniciativën e Ballkanit të hapur.

Ju faleminderit!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat