Shqipëria ka mirëpritur marrëveshjen Kosovë-Serbi në Bruksel për targat dhe situatën në Veri.
Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka shkruan se tashmë dialogu është e vetmja mënyrë për të ecur përpara.
Ajo garanton se Shqipëria është angazhuar në marrëdhëniet dy dhe shumëpalëshe.
STATUSI NGA OLTA XHAÇKA
Shqipëria mirëpret marrëveshjen e arritur sot në Bruksel midis Kosovës dhe Serbisë. Vazhdimi i dialogut është e vetmja mënyrë për të ecur përpara në frymën e bashkëpunimit, ndaj të cilit Shqipëria është e angazhuar në mënyrë të pakthyeshme në përpjekjet e saj dypalëshe dhe shumëpalëshe.