Drejtoresha e Administratës në Komunën e Obiliqit, Lindita Bekteshi-Memishi, njëherit edhe kandidate për asamble komunale nga Iniciativa për Obiliqin e Xhafer Gashit, ka dalë kandidatja më e votuar në zgjedhjet komunale të 17 tetorit.
Ajo ka lënë mbrapa të gjitha gratë kandidate të të gjitha partive politike në Obiliq.
Bekteshi-Memishi ka marrë rreth 300 vota në këto zgjedhje.
Memishi ishte gazetare e cila ka punuar një kohë të gjatë në mediat në Kosovë.