Sikur profetësi/Babai i Besim Dajakut kishte parashikuar vrasjen e djalit të tij përmes dramës “Pranë lapidarit”

Lajme

Sikur profetësi/Babai i Besim Dajakut kishte parashikuar vrasjen e djalit të tij përmes dramës “Pranë lapidarit”

Nga: G.B Më: 29 tetor 2021 Në ora: 10:01
Besim Dajaku dhe Bekim Kastrati

Vëllai i Besim Dajakut, Liridoni, ka publikuar vargjet e poezisë “Pranë lapidarit”, të babait të tyre Hasan Dajaku, i cili i kishte shkruar në vitin 1978.

Këto vargje sipas tij janë si profeci që e kishte parashikuar vdekjen e djalit të tij, Besimit, përcjell Bota sot.

Sipas kësaj poezie, fati i Besim Dajakut sikur ishte thënë në dramën “Pranë lapidarit”, ku babai i tij e portretizoi në personazhin kryesor – hero të dramës. Me 19 tetor të vitit 2001, vetëm 13 ditë pasi ndërron jetë Hasan Dajaku, vritet në pritë i biri i tij, Besimi, bashkë me gazetarin e gazetës “Bota sot” Bekim Kastrati, njësoj siç goditet personazhi kryesor i dramës –BESIMI.

Image

Postimi i tij i plotë:

Vargje epike, sikur profeci!

Ju ftoj që t'i dëgjoni...

Vetëm Hasan Dajaku ka mundur më e shpjegue: pse dhe si i erdhi në mendje që ta vargëzoj kështu... dramën "Pranë lapidarit"! Përpos atij, s'do të ketë kurrë njeri tjetër mbi këtë tokë që mund ta shpjegoj...

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat