Lutfi Haziri po merr përkrahje të veçantë nga tri vajzat e tij.
Kënga, Lotina dhe Mimasi kanë vendosur që sot të jenë jo vetëm përkrahja por edhe forca më e madhe e babait të tyre.
Vajzat bukuroshe të Lutës kanë postuar një foto në rrjetet sociale ku shihen pranë njëra-tjetrës me bluza të njëjta.
“Çikat e babait”, ishte mbishkrimi i kësaj fotografie që i kanë vënë ato duke e shoqëruar me hashtagun “#lutapërtëgjithë”.
Kujtojmë se Lutfi Haziri është në balotazh për të fituar zgjedhjet kundër kandidatit të Vetëvendosjes, Alban Hysenit.