Gjakovarët mund të ishin ndër banorët më të shqetësuar për shtrenjtimin e rrymës.
Por duket se ata e kanë komoditetin që te tregohen koprracë, meqë pas prishtinasve janë ndër qytetarët e paktë që nuk ngrohen me energji elektrike.
Ata furnizohen nga ngrohtorja e qytetit 24 orë, derisa paguajnë 1 euro për metër katrorë.
Ngrohja që lëndë të parë e ka biomasën, pritet të bëhet edhe më kualitative meqë këtu po bëhet ndërrimi i gypave të vjetër me të rinj.