Drejtoria e Arsimit në Komunën e Mitrovicës, ka ndarë mirënjohje për mësimdhënësit më të dalluar, për nderë të ditës së mësuesit, 7 marsit.
Mësimdhënëse e dalluar është shpallur mësuesja me përvojë mbi 30 vjeçare, Bahtije Smajli, cila është mësimdhënëse në shkollën “Migjeni”.
Smajli me angazhimin dhe përkushtimin e saj ndaj nxënësve ka arritur që me nxënësit e saj t’i sjellë shkollës “Migjeni”, rezultate e suksese të mëdha në gara komunale, regjionale e ndërkomunale.
Gjatë fjalimit të saj Smajli ka thënë se detyra dhe misioni saj gjithnjë ka qenë dhe do të vazhdojë të mbetet angazhimi që nxënësit të mos e humbasin kureshtjen për të ditur dhe ndërtimi i një të ardhme që ata të besojnë në të.
Kryetari i Mitrovicës Bedri Hamza tha se mësimdhënësit do të shpërblehen edhe me mjete financiare për sukseset e tyre. Kurse drejtoresha Drita Kadriu, tha se kjo është një nismë e ndryshimit në Mitrovicë.
Disa nga rezultatet më të arritura të nxënësve të Bahtije Smajlit janë:
Finalistë në Testin e Inteligjencës-ATOM; Medalje e Bronztë në Olimpiadën e Dytë, në Nivel Kombëtar, Kosovë Shqipëri-KAMO; Medalje e Argjend në Garën Kombëtare “EUREKA” në lëndën e Matematikës dhe Inteligjencës. Finalist në garën e programit “Micro:bit” të projektit “Shkollat e Shekullit 21”,organizuar nga British Council.