(E plotësuar 15:22) - Sot është varrosur ish kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova.
varrimi i tij është bërë në varrezat e fshatit Cerrcë, fshatit të tij të lindjes, raporton Bota sot.
Mijëra qytetarë kanë marrë pjesë në varrimin e tij, përfshirë zyrtarët e LDK-së, kryetarin Lumir Abdixhiku, kryesinë qendrore, ish kryetarin Isa Mustafa dhe shumë miq e bashkëpunëtorë.
Për Rugovën, gjatë ditës u mbajt një mbledhje në ndërim të jetës dhe veprës së tij, në amfitetatrin e Shtëpisë së Kulturës.
Haki Rugova ka qenë kryetar i Istogut për tri mandate, prej vitit 2010 deri në vitin 2021.
Sot varroset ish-kryetari i Istogut, Haki Rugova
Sot në ora 15 do të mbahet ceremonia e varrimit të ish-kryetarit të Istogut, Haki Rugova.
Mirëpo para varrimit të tij, prej orës 9 deri në 13, do të bëhen homazhe në hollin e Shtëpisë së Kulturës “Adem Jashari” në Istog.
Nga ora 13 deri në 14 do të mbahet një mbledhje në nderim të jetës dhe veprës së Rugovës, në amfiteatrin e Shtëpisë së Kulturës.
Ndërkaq nisja e funeralit për në varrezat e fshatit Cerrcë do të bëhet në ora 14 deri në 15.
Kujtojmë se Haki Rugova ka ndërruar jetë të mërkurën, më 9 mars.