Fshati Koshare e Ferizajt është duke u përballur më një problem shumë të rrezikshëm tash e disa javë. Banorët tregojnë se fshati është bërë cak nga hajnat, transmeton Bota sot.
Vetëm njërës prej familjeve i ka ndodhur që brenda dy muajve i janë bërë 3 atentate për vjedhje. Fakti tjetër i rëndësishëm është se hajnat kanë qëlluar në drejtim të pronarit të shtëpisë, gjatë natës së mbrëmshme, e që ishte hera edhe hera e fundit kur hajnat tentuan vjedhjen.
Ata shprehen se ka muaj që kanë kërkuar nga Policia e Kosovës që të dërgoj ekipe patrulluse gjatë natës në fshat.
Përndryshe banorët e fshatit Koshare të Ferizajt janë organizuar që të bëjnë roje, për shkak se nuk kanë marrur përgjigje konkrete nga Policia e Kosovës.