ShBA flet për armatimin e Serbisë nga Kina

Lajme

ShBA flet për armatimin e Serbisë nga Kina

Nga: F. B. Më: 12 prill 2022 Në ora: 11:39
Xhon Kirbi

Afarizmi me kompani që selinë e kanë në Kinë është vendim sovran, por është e nevojshme që qeveria e Serbisë të jetë e vetëdijshme për rreziqet afatshkurta edhe afatgjate dhe çmimin e afarizmit me Kinën, i është “Zërit të Amerikës” nga Departamenti i Shtetit me rastin e njoftimeve se Serbisë i është dërguar pajisje edhe armatim kinez, shkruan “Nova.rs” transmeton “Bota Sot”.

Prandaj Serbia duhet të kuptojë qartë rrezikun dhe çmimin e këtij afarizmi me Kinën, shkruan VOA.

Zëdhënësi i Pentagonit Xhon Kirbi ka deklaruar paraprakisht në Uashington se ShBA  nuk kanë mundësi të konfirmojnë dërgesën kineze të së shtunës në Serbi të cilën Pekini zyrtar e ka cilësuar si pajisje të zakonshme ushtarake, apo siç tha të spekulojë për ndikimin në Rusi dhe Kinë.

Ministria e mbrojtjes së Serbisë është pyetur lidhur me llojin e pajisjeve që kanë arritur në Serbi nga Kina dhe nëse gjatë dërgesës janë shfrytëzuar aeroplanë të ushtrisë kineze, por nuk ka pasur përgjigje deri tash.

Në këtë rast, informatat e para janë publikuar të shtunën në rrjetet sociale, ku shfrytëzues të këtyre rrjeteve kanë publikuar fotografi të fluturakeve të madhësive të mëdha që kanë fluturuar mbi hapësirën e kryeqytetit të Serbisë, shkruan VOA.

Agjencia “Associated press” ka publikuar njoftimin se transportues të ushtrisë kineze të tipit Y-20 kanë kryer dërgesën e sistemit kinez raketor HQ – 22 shenja eksportuese e të cilës është FK-3, por këtë informacion deri tani nuk e ka konfirmuara asnjë zyrtar.

E vetmja gjë e njohur deri tani është kumtesa nga pala kineze lidhur me dërgesën, ku thuhet se bëhet fjalë për pajisje të zakonshme ushtarake.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat