Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin, ku pas kësaj bisede bëri të ditur se Serbia dhe Rusia do të nënshkruajnë një marrëveshje tre vjeçare për furnizim me gazin rus.
Lidhur me këtë gjë ka reaguar shefi i stafit të Presidencës së Kosovës, Blerim Vela, duke pyetur Bashkimin Evropian se deri kur do ta tolerojë këtë sjellje të Serbisë, pasi që kjo e fundit është kandidate për t’iu bashkuar BE-së.
“Putin dhe Vuçiq ranë dakord në një telefonatë sot se Rusia do të vazhdojë furnizimin me gaz natyror për Serbinë dhe dy vendet do të forcojnë partneritetin e tyre.
Serbia, një vend kandidat për në BE, në vend që të përafrohet me sanksionet e BE-së thellon bashkëpunimin me Rusinë. Deri kur BE-ja do ta tolerojë këtë?”, ka shkruar Vela në Twitter.