Piktorja Brikena Gashi ka lënë artin më anash, për t’iu përkushtuar vreshtarisë.
Tash e dy vjet, 28-vjeçarja punon vreshtat e trashëguara nga familja në një fshat të Rahovecit.
Së voni, ka nisur brendin e saj të pijeve alkoolike “Syrrush”.
Brikena thotë se ka thyer mendësinë e bashkëfshatarëve të saj, se puna në vreshta është punë burrash.